Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Shenjat e trupit/ Kush fitoi në takimin mes Joe Biden dhe Xi Jinping

Lapsi.al 15 November 2022
Shenjat e trupit/ Kush fitoi në takimin mes Joe Biden dhe Xi Jinping

Një ekspert i gjuhës së trupit ka përshkruar se si takimi i Presidentit amerikan Joe Biden dhe atij kinez Xi Jinping tregoi shenjat e një "miqësie", por edhe momente ku çdonjëri përpiqej të tregonte pushtet mbi tjetrin. Judi James shpjegoi për “Daily Mail” takimi e tyre të hënën në Bali të Indonezisë. Udhëheqësit e SHBA dhe Kinës përshëndetën njëri-tjetrin para medieve botërore. Më pas ata zhvilluan një takimi 3-orësh ku diskutuan tensionet mbi Tajvanin, Korenë e Veriut dhe Rusinë që kërcënon me armë bërthamore në Ukrainë.

Nisur nga shenjat e trupit, James shpjegon se dyshja tregonte se ishin miq ose aleatë dhe se kishin qenë të tillë për një kohë të gjatë. Hedhja e duarve që bëri Presidenti i SHBA-së kur shihte Xi-në ishte një shenjë e një “përqafimi bosh” ose “e kënaqësisë” kur e sheh dikë thotë James. Duke folur për shtrëngimin e duarve, James thotë se “qëllimi i këtij rituali përshëndetjeje është që të sinjalizojë përzemërsi dhe madje miqësi”. 

Megjithatë, si të gjitha ritualet e përshëndetjes, veçanërisht ato midis liderëve botërorë, ai gjithashtu përmban disa sinjale delikate që tregojnë fuqi dhe status.

“Shikojmë gjithashtu dy kultura të ndryshme këtu që nënkuptojnë perceptime të ndryshme të mirësjelljes. Biden merr një rol më aktiv duke u dukur i hapur dhe miqësor. Megjithatë Biden duket edhe më në siklet se Xi Jinping që shfaqet shumë më i qetë”.

LEXO EDHE: A mund të jetojë SHBA në botën e Xi Jinping-ut?

James thotë se nisur nga mënyra e shtrëngimit të duarve, Biden kërkon të tregojë epërsi të pushtetit të tij. “Edhe Xi e pason gjestin e dorës së Bidenit. Me këtë ai kërkon të tregojë të njëjtën kënaqësi për takimin. Të dy burrat kanë një përkulje të njëjtë të krahut në një pikë. Kjo gjë sugjeron pozitivistet. Të dy kanë një gisht të madh të përkulur, që sugjeron të njëjtën gjë. Duart e tyre janë të drejta dhe të hapura, gjë që sinjalizon një qasje të hapur ndaj takimit. Biden përdor disa fjalë ose një gjest të qëllimshëm teksa afrohet.

Duke zgjatur dorën nga disa metra larg dhe duke buzëqeshur si i kënaqur për takimin. Në Kinë, zakonisht është eprori ai që shtrin dorën i pari. Megjithëse mund të jetë edhe më i moshuari. Kjo duket se i shkon për shtat Bidenit. Në Kinë kapja e dorës është zakonisht e lehtë, por Biden përdor dorezën e fuqisë së SHBA-së duke shtrënguar duart me gishtin e madh. Ky nuk është lloji i tronditjes ekstreme të pushtetit që bënte Trump, por nënkupton ende forcë fizike dhe kontroll” – thotë eksperti.

A body language expert has described to DailyMail.com how President Joe Biden and Chinese President Xi Jinping's meeting showed signs of friendship and moments of one trying to show power over the other

Kontakti me sy që përdor dyshja, sipas tij, është më pak i zakonshëm gjatë shtrëngimit të duarve të kinezëve. Ai është i rëndësishëm në SHBA për të shmangur dukjen si i vrazhdët dhe jo miqësor.

Më pas duket se Xi “merr kontrollin”. Pas 3 ose 4 lëkundjeve e kthen Bidenin që ai të jetë përballë kamerave.

'Biden also takes the more active role, looking openly friendly but also more awkward that the much calmer-looking Xi Jinping,' Judi James told DailyMail.com

“Buzëqeshja e Biden me buzë të hapura tregon se ai ka tension të brendshëm ndërsa ajo e Xi ka një buzëqeshje buzë të mbyllura dhe me pamje më të pjekur”, shton James. Biden më pas kryen dy veprime të gjuhës së trupit që sugjerojnë siklet. Ai bën një ritual të prerjes së fytyrës apo hundës. Kjo shenjë fatkeqësisht duket sikur ai po fsheh ndjenjat e tij.

LEXO EDHE: Analiza në BBC/ A duhet pasur frikë nga ajo që po i ndodh Kinës

“Ai gjithashtu qëndron më i ngathët me krahët e varur nga përpara” – thotë James. Ai beson se dyshja donin t'i tregonin botës se ata mund të jenë miqësorë dhe të sjellshëm pavarësisht tensioneve të vazhdueshme midis Pekinit dhe Uashingtonit. Këtë e tregoi Biden duke shtuar një dorë të dytë kur përshëndeti Xi. Në fund të takimit, Biden i vuri dorën në shpinë të Xi-së ndërsa ata u larguan për të biseduar. James e quan këtë një “gjest drejtues” i cili shpesh shihet si një lëvizje pushteti në politikë. ©LAPSI.al

James added that in politics a 'steering gesture' is seen as a 'power move' between world leaders

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

5 qytetarë të infektuar e COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Po ashtu mësohet se ja...

18:27

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43