Flash

Samiti i G20/ Kryeministri britanik shpërthen ndaj Sergej Lavrov

Lapsi.al 15 November 2022
Samiti i G20/ Kryeministri britanik shpërthen ndaj Sergej Lavrov

Kryeministri konservator i Britanisë, Rishi Sunak, ka shpërthyer përballë kreut të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov. Takimi erdhi në kuadër të samitit të G20 që po mbahet në Bali të Indonezisë këtë vit.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, për herë të parë një kryeministër britanik përballet me një zyrtar të lartë të Kremlinit që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Dhe, Sunak ka shfrytëzuar rastin. Ai i shpjegoi Sergei Lavrov se “regjimi i Putinit” e ka kthyer Rusinë në një “pari” ndërkombëtar. Sunak theksoi se qeveria e Londrës do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Është e mrekullueshme që Vladimir Putin vendosi të mos marrë pjesë personalisht në samit ”. Kështu nënvizoi Rishi Sunak. Kryeministri shtoi: Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre. Ata nuk duhet të sulmojnë civilët dhe nuk duhet të kërcënojnë se do të përdorin armë bërthamore.

Vetëm disa orë para se të sulmonte verbalisht Sergei Lavrov, si përfaqësues i vendit të tij në G20, pasi Putin zgjodhi të mos merrte pjesë, kryeministri kanadez Justin Trudeau u kap në kamera duke shijuar një birrë me homologun e tij britanik. Dy politikanët patën mundësinë të shkëmbejnë mendimet e tyre në kafenenë e njohur Bali “Bumbu Bali Arts Cafe”.

Sipas shtypit britanik, Sunak shpreson të përdorë të gjitha aftësitë e tij diplomatike për të bashkuar liderët e fuqishëm që marrin pjesë në samit për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46