Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Porti i Durrësit, Dash Shehi: Aferë dhe propagandë!

Lapsi.al 15 November 2022
Porti i Durrësit, Dash Shehi: Aferë dhe propagandë!

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi komenton aferën korruptive të Portit të Durrësit. Ai deklaroi se nuk kemi të bëjmë me strategji as politike dhe as ekonomike, por kemi të bëjmë me një aferë.

"Për të lëvizur portin më kryesor të Shqipërisë, është temë shumë e madhe dhe strategjike për ekonominë e Shqipërisë. Kur do bëhet porti i ri? Unë këto pyetje bëra. Sa kohë do të dojë, sa do të kushtojë, teknikisht sa është e mundur?

Unë nuk do isha kundër portit të ri, por pasi të zgjidhim këto tematika e lirojmë portin e Durrësit. Të behet një garë e hapur. A do bëhet vërtetë një zonë pallatesh? Apartamente, pallate, hotele.

Porti në ato dimensione që thonë ato nuk bën më shumë se 40 milionë. Pjesa tjetër është pjesë pallatesh, si ndërtohet në Tiranë, si ndërtohet atje. Do japin tokën shtetërore."-tha Shehi.

Shehi shtoi se qeveria e ka kohën e mjaftueshme dhe dashamirësinë e deputetëve të saj dhe të opozitës po deshi të bëjë diçka të mirë për Shqipërinë.

"A ka interes Shqipëria për këtë? Në interes të kujt është? A është kjo zgjidhja më e mirë. Krijohen precedentë duke thyer ligjet e rregullat e shtetit shqiptar, hiqen taksat për disa gjëra, kemi vënë disa privilegje, do japin pasaporta, çfarë janë këto punë?"-tha Shehi.

Shehi ngriti shqetësimin se do sjellin punëtor nga Bangladeshi dhe kështu do dëmtohet tregu i punës ndërsa shtoi se qeveria bën propagandë.

"Një tjetër që dua të them, këta kanë thënë se do punojnë 12 mijë vetë. Ne nuk i kemi 12 mijë vetë. Kjo tregohet për mburrje. Njerëz që sipas traditës së Dubait, Katarit, vende që nuk i njohin të drejtat e njeriut.

Punojnë bangladeshas e indianë për 200 dollarë. Ato do sjellin këta. Nuk i bëjnë nder tregut të punës, por i bëjnë dëm, konkurrencë e pandershme.

Një punëtor shqiptar do konfrontohet me atë që pranon të punojë për 300 euro për kompanitë e huaja. Kjo, bonus punësimi po e quaj, nuk është e vërtetë. Por propagandë."-tha Shehi për Syri Tv.

Të këshilluara

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërm...

20:29

Tiranë, 45-vjeçari rreh gruan dhe kunatën

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe kunatës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ...

18:45

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI