Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin, lihet në burg Orges Xhelili

Lapsi.al 15 November 2022
Plagosi kryebashkiakun e Divjakës dhe shoferin, lihet në burg Orges

Orges Xhelili, autori i plagosjes së kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferit të tij është lënë në burg nga Gjykata e Lushnjës. Avokatët e Xhelilit kërkuan fillimisht një afat dy mujor hetimi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Njëri prej avokatëve tha se policia bashkiake ka vepruar arbitrarisht. Ai theksoi se kryetari është në hetim nga Prokuroria e Përgjithshme dhe e Lushnjës për veprime arbitrare.

Sipas avokatëve të Xhelilit, klienti ka pasur biçak që nuk hyn tek veprat penale. Xhelili pretendon se kanë qenë policët bashkiakë ata që e kanë goditur më parë. Sipas tij për këtë ka edhe shenja dhune. Ai shton se në gjaknxehtësi e sipër, në kushtet e vetëmbrojtjes, ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar mbi shoferin dhe kryetarin. Më pas avokatët kërkuan një masë 30 ditore derisa të njihen plotësisht me rrethanat e ngjarjes duke iu vënë në dispozicion dhe pamjet filmike të vendit ku ndodhi debati. Në fund gjykata caktoi masën 'arrest me burg'.

Të këshilluara

Popullsia e botës arrin 8 miliardë

Sipas një vlerësimi zyrtar të OKB-së, popullsia e botës ka tejkaluar 8 miliardë banorë. Kombet e Bashkuara e quajnë këtë gjë një moment historik të rëndësishëm ...

08:18

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI