Flash

Pete Davidson në një romancë dashurie me Emily Ratajkowski

Lapsi.al 15 November 2022
Pete Davidson në një romancë dashurie me Emily Ratajkowski

Pete Davidson ka nisur një romancë dashurie me modelen Emily Ratajkowski. Një burim i afërt me Pete ka treguar për People se dyshja po shihen  me njëri-tjetrin. US Weekly ishte e para që raportoi lajmin pasi llogaria e Instagramit Deux Moi pretendoi se të dy ishin parë së bashku në New York City.

Davidson së fundmi ishte i lidhur me Kim Kardashian. Çifti u lidh për herë të parë romantikisht në tetor 2021, përpara se të ndaheshin në gusht 2022 pas nëntë muajsh lidhje.

“Një pjesë e arsyes që ata u ndanë ishte për shkak të orarit të tyre të ngjeshur”, tha një burim i brendshëm për  ndarjen e tyre. "Ata të dy udhëtojnë gjatë gjithë kohës dhe ishte e vështirë."

Ndërkohë, Ratajkowski ishte e martuar me Sebastian Bear-McClard për katër vjet. Ajo bëri kërkesën  për divorc në shtator 2022. Pas ndarjes modelja u përfol për një lidhje me Brad Pitt, me të cilin u pa në tetor. Një mike e Ratajkowski zbuloi në atë kohë se ajo nuk po kërkonte një romancë serioze . "Ajo dëshiron ta njohë më mirë Pitt". Divorci  i saj ishte i papritur dhe shkatërrues. Ajo është shumë e lehtësuar që tani mund t'ia nisë nga e para./Lapsi.al

Të këshilluara

Alec Baldwin padit stafin e Rust

Alec Baldwin paditi armaturën dhe anëtarët e ekuipazhit të filmit "Rust" për neglizhencë pasi ata i dhanë atij një armë të mbushur në xhirime, gjë që solli vdek...

11:55

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI