Flash

NATO në alarm/ Moska: Nuk i hodhëm ne raketat në Poloni (PAMJET)

Lapsi.al 15 November 2022
NATO në alarm/ Moska: Nuk i hodhëm ne raketat në Poloni (PAMJET)

2 persona janë vrarë në Poloni pasi dhjetëra raketa ruse dyshohet se u lëshuan në të gjithë Ukrainën. BBC thotë se deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për atë që ndodhi afër kufirit të vendit me Ukrainën. Byroja e Sigurisë Kombëtare e Polonisë po mblidhet në një seancë urgjente. Ministria ruse e mbrojtjes tha se raportet përbënin një "provokim të qëllimshëm që synon përshkallëzimin".

Rusia lëshoi një nga breshëritë më të mëdha të raketave kundër Ukrainës këtë të martë. Kryeqyteti Kiev ishte në mesin e qyteteve të goditura. Zyrtarët ukrainas thanë se deri tani 1 person është gjetur i vdekur

Ndërsa mediat shtetërore ruse kanë lënë të kuptohet se ishin raketat ukrainase që goditën territorin polak. Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një "ekspert ushtarak" rus i cili pretendonte se raketat ruse "nuk mund të arrinin deri në territorin polak. Sipas tij sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] të Ukrainës që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin atje. Disa kanale në rrjetin Telegram pro-Kremlinit publikuan lajme të ngjashme.

Fqinjët lindorë të Polonisë në NATO kanë shprehur solidaritet me qeverinë polake. Edhe qeveria polake nuk ka reaguar ende për incidentin. Shprehje mbështetjeje dhe solidariteti u dërguan në Tëitter nga qeveritë e tre shteteve baltike: Estonia, Letonia dhe Lituania. Reagime bënë edhe qeveritë e Republikës Çeke dhe Sllovakisë, fqinjë të Polonisë në jug.

I pyetur për zhvillimet e natës së sotme në Poloni, një zyrtar i NATO-s i tha BBC-së: "Ne jemi duke i shqyrtuar këto raporte dhe po koordinohemi me aleatin tonë Poloninë". ©LAPSI.al

Two stray 'Russian' missiles hit a wagon in Poland

poloni

poloni

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46