Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mblidhet Kryesia në PD, Berisha: Mbi 200 personalitete e politikanë kanë aplikuar për primaret

Lapsi.al 15 November 2022
Mblidhet Kryesia në PD, Berisha: Mbi 200 personalitete e politikanë

Në selinë blu është mbledhur pasditen e së martës Kryesia. Në fjalën e mbajtur në fillim të mbledhjes kryedemokrati Sali Berisha ka bërë të ditur se deri më tani për primaret kanë aplikuar mbi 200 personalitete nga politika dhe jo vetëm.

Ndërsa falenderoi kandidiatët për interesin e shprehur, Berisha tha se diferenca tashmë është bërë. Ai tha se kandidatët “dëshmojnë vullnetin për të qenë misionarë të rikthimit të pluralizmit politik.”

“Sot kemi rend dite, miratojmë kanidaturat e paraqitura nga bashkitë, në përputhje me statutin, e vendit. KOKOE me ka informuar se deri tani janë mbi 200 e ca personalitetet politike, shoqëri civile, që kanë aplikuar për të kandiduar për qytetarë të parë të bashkive tona.

Kam një falenderim për secilin prej tyre. Janë personalitetet të shquara të partisë të jetës publike të vendit, individë me CV suksesi, me kandidimin dëshmojnë vullnetin për të qenë misionarë të rikthimit të pluralizmit politik. Primaret kanë ngjallur një interes të madh te qytetarët. Arritëm të dëshmojmë që ne jemi të përgjegjshëm para qytetarëve shqiptarë.” 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI