Flash

Margot Robbie heq dorë nga spinoff i Pirates of the Caribbean

Lapsi.al 15 November 2022
Margot Robbie heq dorë nga spinoff i Pirates of the Caribbean

Margot Robbie ka zbuluar së fundmi se nuk do të ketë një spinoff të Pirates of the Caribbean.

"Ne kishim një ide. Po mendonim të sillnim një histori të udhëhequr nga femra. Një lloj historie tjetër  për të cilën mendova se do të kishte qenë shumë e mirë, por ata nuk duan ta bëjnë këtë."

Hollywood Reporter ndau për herë të parë lajmin se Robbie do të luante në një film të ri Pirates. Projekti do ta shihte atë të ribashkohej me Christina Hodson, skenariste e Birds of Prey. Ekskluziviteti ka grumbulluar mbi 4.5 miliardë dollarë për Disney duke filluar me "Pirates of the Caribbean: The Curse of the Black Pearl" të vitit 2003. Shumë vazhdime pasuan hitin e suksesshëm, si Pirates of the Caribbean: 2006, Dead Man's Chest, 2007, Pirates of the Caribbean: At World's End, 2011, Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides dhe 2017 No Pirates of the Caribbean.

Në maj 2022, producenti Jerry Bruckheimer foli për të ardhmen e ekskluzivitetit të Pirates. Ai tregoi  për The Sunday Times në atë kohë se kishte dy projekte në zhvillim. Njëri prej të cilëve ishte i Margot  dhe asnjëri nuk do të shfaqte personazhin e Johnny Depp, Kapiten Jack Sparrow.

Ndërsa Margot nuk po i bashkohet universit të Pirates, ajo do t'i bashkohet një tjetër ekskluziviteti. Aktorja do të luajë dhe do të prodhojë një prequel të filmave të Ocean's të viteve 1960. /Lapsi.al

 

Të këshilluara

Regina Hall, prezantuese në Oscars 2023

Regina Hall ka zbuluar së fundmi se do të bashkëprezantojë me Jimmi Kimmel , Oscars 2023. Aktorja zbuloi lajmin për Entertainment Tonight dhe foli rreth ngjarje...

13:46

Ndahet nga jeta aktori John Aniston

Aktori John Aniston është ndarë nga jeta në moshën 89 vjecare. John, i cili ishte gjithashtu babai i Jennifer Aniston, ishte më i njohur për portretizimin e Vic...

12:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI