Flash

Iran/ Rreth 15 mijë të arrestuar mund të dënohen me vdėkje

Lapsi.al 15 November 2022
Iran/ Rreth 15 mijë të arrestuar mund të dënohen me vdėkje

Rreth 15,000 njerëz mund të dënohen me vdėkje nga regjimi në Iran. Reagimi vjen pas shtypjes së ashpër të Ajtollahut ndaj protestuesve antiqeveritar. Kjo shihet si një tentativë e qeverisë për tu dhënë atyre ‘një mësim të ashpër’. 

Numri i jashtëzakonshëm i protestuesve kundër hixhabit aktualisht në paraburgim të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit mund të përballet me “dënimin më të ashpër”.  Kjo, nëse udhëheqësit klerik të vendit vendosin të ndjekin thirrjet e zyrtarëve për të mos treguar mëshirë.

Protestat filluan me popullatën femërore të Iranit që zbuloi flokët e tyre pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini u vra në paraburgim. Protestat anë shndërruar në sfidën më të dhunshme kundër regjimit të Ajatollahut. Regjim që mori pushtetin gjatë Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Lexo më tej: Pse “Revolucioni i grave” i Iranit mund të jetë një moment si Muri i Berlinit 

Në ditët e fundit, 227 parlamentarë iranianë kanë kërkuar që të arrestuarit të përballen me dënimin më të ashpër të mundshëm, atë me vdekje. Kështu ka zbuluar CNN. Ndërsa ligjvënësit në Iran kanë thënë se vrasja e protestuesve “do të shërbente si një mësim i mirë në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Lexo më tej: Gati dy muaj protesta, vazhdojnë trazirat në Iran 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI