Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

“Ik e pir*u”, Braçe nxehet nga Spaho, debate për Portin e Durrësit

Lapsi.al 15 November 2022
“Ik e pir*u”, Braçe nxehet nga Spaho, debate për Portin

Debate të forta në Komisionin e Ekonomisë për Portin e Durrësit. Deputetët e PD-së kanë kërkuar më shumë kohë për të studiuar materialet, teksa maxhoranca këmbëngul në kalimin projektligjit.

Deputeti socialist, Erion Braçe teksa fliste për këtë marrëveshje pohoi se për këtë çështje s’ka asgjë për t’u fshehur, ndërsa u kap me Edmond Spahon nga PD, i cili ka ndërhyrë gjatë fjalës së tij duke folur pa mikrofon. Madje Braçe shkoi deri aty sa i tha Spahos. “Ik pirdhu!”. Nga ana tjetër deputeti i PD-së i kërkoi të tërheqë fjalët mbrapsht.

Shehi: Unë pyeta për një procedurë që e kërkon logjika dhe ligji. Nuk më hyn në punë shumë se pse ka ikur një investitor nga këtu në Mal të Zi. Këtu Shqipërisë i kanë ikur mijëra investitorë. Nuk është kjo filozofia mbi të cilën e ndërton punën një komision. Rruga e mbarë po i them. Nuk bëhet kështu shteti, po e bëjmë punën me ngut se po ikën. Ai nëse nuk i intereson biznesi ikën.

Shalsi: Nuk është argument ‘udha e mbarë’.

Shehi: Po nëse nuk i intereson Shqipëria, udha e mbarë.

Shalsi: Nuk e kemi luksin t’i themi rruga e mbarë. Ne jemi kthyer në lypsarë për të tërhequr investitorë në Shqipëri.

 

Braçe: Këtu nuk ka asgjë për të fshehur, sa kohë që këtu kanë ardhur…Fole ti, a të flas unë. Ka mundësi të dëgjosh po deshe, të lutem mos më ndërhy. Sa kohë që këtu kanë ardhur ligj marrëveshje për Marinën, marrëveshje zhvillimi, plan financiar fizibiliteti, koordinata, marrëveshje kuadër për jahtet, plan biznesi, masterplan e të tjera me radhë dhe nëse ka dhe të tjera unë do ju lutesha të vijnë të gjitha, pikërisht për këtë arsye mendoj se nuk ka asgjë për të fshehur.

(Spaho flet pa mikrofon)

Braçe: Ik e pirdhu…(mbyll mikrofonin me forcë)

Spaho: Tërhiqi fjalët!

 

 

Të këshilluara

Popullsia e botës arrin 8 miliardë

Sipas një vlerësimi zyrtar të OKB-së, popullsia e botës ka tejkaluar 8 miliardë banorë. Kombet e Bashkuara e quajnë këtë gjë një moment historik të rëndësishëm ...

08:18

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI