Flash

Emigrantët me gomone, nënshkuhet marrëveshje britaniko-franceze për kontrollin e Kanalit të La Manshit

Lapsi.al 15 November 2022
Emigrantët me gomone, nënshkuhet marrëveshje britaniko-franceze

Për shkak se numrit i emigrantëve që duan të shkojnë në Britaninë e Madhe është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, britanikët do të forcojnë ndjeshëm kontrollet kufitare.

Sipas informacioneve britanike më shumë se 40 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht që nga fillimi i vitit Kanalin e La Manshit që ndan Britaninë e Madhe nga Franca. Vitin e kaluar ky numër ishte rreth 28,500, prandaj, Britania e Madhe do të forcojë përsëri në mënyrë të konsiderueshme kontrollet kufitare. Ministrat e Brendshëm të Britanisë së Madhe dhe të Francës nënshkruan një marrëveshje për shtimin e patrullave policore në plazhet e Francës veriore për të penguar njerëzit që të kalojnë Kanalin e La Manshit me gomone apo varka të vogla. Këto kalime ilegale kanë shkaktuar vazhdimisht pakënaqësi mes Londrës dhe Parisit.

Forca sigurie dhe pajisje teknike shtesë

Britania e Madhe do të dislokojë në anën franceze deri në 100 forca shtesë sigurie, helikopterë, dronë dhe qen kufitarë dhe do të paguajë për këtë rreth 72 milionë euro në periudhën 2022/2023. Për herë të parë në të dy anët e Kanalit të La Manshit do të stacionohen vëzhgues për të marrë në pyetje migrantët dhe për të luftuar më mirë grupet e kontrabandës dhe të trafikantëve.

Politikë e ashpër ndaj imigracionit

Sipas marrëveshjes Britania e Madhe do të financojë gjithashtu kapanone shtesë për strehimin e emigrantëve në Francën jugore në mënyrë që refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut t’u ofrohen “alternativa të sigurta” që ata të mos vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt veriut të Francës.

Marrëveshja u nënshkrua në Paris nga ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, dhe kolegia e tij britanike, Suella Braverman. Të dy janë në vendet e tyre nën presion se nuk bëjnë sa duhet për të ndaluar emigrantët që kalojnë nga Franca në Angli.

Drama e refugjatëve para Kanalit të La Manshit

Kryeministri i ri britanik, Rishi Sunak, vetë nip emigrantësh nga India, ndjek një qëndrim të ashpër në politikën ndaj imigracionit. Ai mbështet planin për të dëbuar emigrantët në Ruandë, në Afrikën Lindore, edhe pse Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka anuluar fluturimin e parë të planifikuar për dëbimin e tyre. Që atëherë organet e drejtësisë po shqyrtojnë, nëse ky plani është i ligjshëm./DW

Të këshilluara

Moti për ditën e nesërme: Shi e shtrëngata

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin tonë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije ...

13:28

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI