Flash

Berisha: Aksionerët në Portin e ri, Rama dhe vëllezërit Kariç

Lapsi.al 15 November 2022
Berisha: Aksionerët në Portin e ri, Rama dhe vëllezërit

Sali Berisha ka zbuluar fakte dhe emra të lidhur me aferën që Qeveria Rama ka nisur të projektojë për përfitime milionash në Portin e Durrësit.

Lexo më tej: Pikat e errëta të planit për pallate dhe marinën e Durrësit 

Berisha deklaroi para Kryesisë së PD-së se "tani lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç, pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunimin e ngushtë me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.

Vëllezërit Karriç janë aty, i ka botuar “Euroactiv”. Ata i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç kishin. Pra, bëhet një formalitet, por ata janë faktikisht përfaqësues të Aleksandër Vuçiç dhe të Aleksandër Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës, në Portin e Durrësit. Natyrisht, aksioner më kryesor është vetë Edi Rama.

Unë isha mbrëmë me gazetarët. Dhe me të drejtë gazetarët më pyetën “Po ku e di ti këtë, që thua Edi Rama?!” Po shumë e thjeshtë ajo. S’mund të imagjinoj kurrë në qoftë se nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshihja të tjerët që janë. Si mund t’i fsheh unë popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve?! Kjo s’mund të ndodhë kurrë! Kjo ndodh vetëm kur e ke sipërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj!”" nënvizoi Berisha.

Lexo më tej: Berisha: Durrësi do kthehet në ‘lavatriçen’ e pastrimit të parave 

Të këshilluara

Moti për ditën e nesërme: Shi e shtrëngata

Në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin tonë. Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak bëjnë me dije ...

13:28

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI