Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

BBC: E paqartë kush i hodhi raketat ndaj Polonisë

Lapsi.al 15 November 2022
BBC: E paqartë kush i hodhi raketat ndaj Polonisë

Orët e fundit kanë qarkulluar në rrjetet sociale pamje që tregojnë fragmente nga raketat në vendin e incidentit që ndodhi në Poloni. 2 persona humbën jetën. BBC thotë se nuk ka qenë ende në gjendje t'i verifikojë këto foto. Ajo ka folur me 3 ekspertë të mbrojtjes ushtarake për atë që tregojnë pamjet.

Mark Cancian është njëri prej tyre. Ai thotë se raketat mund të jenë nga një sistem S-300. Ky lloj rakete zakonisht përdoret për sulme tokë-ajër dhe është përdorur si nga Rusia edhe nga Ukraina gjatë gjithë luftës.

"Kush e hodhi raketën është e paqartë" - thotë J. Andrés Gannon, një ekspert i sigurisë në Këshillin e SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë. Edhe ai pajtohet se ajo mund të jetë nga një sistem S-300.

“Ne e dimë se Rusia ka përdorur S-300 për sulme tokësore edhe pse është një sistem i mbrojtjes ajrore. Por edhe Ukraina i përdor ato gjithashtu për mbrojtjen ajrore kundër raketave” – shton ai.

poloni

Image of explosion aftermathPo ashtu edhe Dr. Justin Bronck, një bashkëpunëtor i lartë në grupin e ekspertëve pajtohet se raketa mund të jetë e sistemit S-300. Ai thotë se ende nuk ka prova të mjaftueshme për ta identifikuar atë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg shkroi në Tëitter se ka folur me presidentin polak Andrzej Duda për incidentin.

LEXO EDHE: NATO në alarm/ Moska: Nuk i hodhëm ne raketat në Poloni (PAMJET)

“Unë ofrova ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen" - thotë ai. Ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden është informuar për raportet që vijnë nga Polonia. Zyrtarët thanë se ai ka folur flet me presidentin polak, Andrzej Duda.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller ka konfirmuar se vendi po rrit gatishmërinë e njësive të saj ushtarake. Ai njoftoi se qeveria "po verifikon nëse ka nevojë të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s".

Ky nen thotë: "Palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, kërcënohet integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej Palëve".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi menjëherë Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë, një shtet i NATO-s. Ndërsa mediat shtetërore ruse kanë lënë të kuptohet se raketat ishin ukrainase. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërm...

20:29

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI