Flash

Alketa Vejsiu pas disa kunjave, tregon nëse do jetë pjesë e Zemër Luana

Lapsi.al 15 November 2022
Alketa Vejsiu pas disa kunjave, tregon nëse do jetë pjesë e

Me të nisur emisionin e saj “Zemër Luana” në televisionin Klan, Alketa Vejsiu “i hapi” luftë Luana Vjollcës.

Një deklaratë e modreatores gjatë emisionit të saj “Dance Albania”, u komentua gjatë si një kunjë direkt për kolegen e saj.

Gjithçka nisi nga një batutë e Ermal Mamaqit, i cili me humor u shpreh se në studio duhet të mbahej qetësi sepse nga ana tjetër ishte Luana.

Në këtë moment ndërhyu Alketa duke thënë:

“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”.

Mirëpo nuk mbaron këtu. Vejsiu në një tjetër moment preku edhe çështjen e klikimeve, ku Luana që me puntatën e parë duket se i rrëmbeu vëmendjen të gjithëve në Klan, pasi emisioni i saj arriti 1 milion shikime në pak ditë.

“Ne kemi 25 vjet që punojmë e s’po marrim 1 milion”, tha Alketa.

Këto deklarata kanë qenë tema kryesore e mediave rozë javën e fundit. Së fundmi, Alketa shfrytëzoi emisionin e saj për të sqaruar në një farë mënyre deklaratat e saj.

Teksa po bisedonte me Visjanin në skenë, për imitimin e saj tek show i humorit “Klanifornia”, Alketa u shpreh se duhej të merrte pjesë patjetër në një nga skeçet e tij. Aktori e shfrytëzoi këtë moment duke e pyetur moderatoren nëse do të shkonte edhe tek Luana.

Biseda:

Visjani: Edhe tek Luana do të shkosh?

Alketa: Po patjetër. Dëgjo, unë luaj në një formacion të madh që quhet televisioni Klan dhe jam pjesë e një skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegeve dhe produksionet që bëhen këtu. Kështu që Alketa mendon ndryshe. Unë jam e hapur që t’i bëj vizitë të gjithëve.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI