Duke u ndalur tek akuzat e opozitës për projektin për ndërtimin e portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar 'tërbime të non gratave dhe spiunëve'. Para medieve, kryeqeveritari ritheksoi se ky ishte investimi më i madh i bërë ndonjëherë në rajon. Është pikërisht kjo arsyeja që sipas Ramës opozita po hedh akuzat e saj.
Kryeministri shqiptar shtoi u shpreh se investimi në portin e Durrësit do të jetë një krenari kombëtare që do të transformojë një herë e përgjithmonë këtë qytet. Sipas tij kjo do të çojë në një nivel tjetër turizmin dhe do të rrisë vlerat e pasurive të patundshme në Durrës e në Tiranë.
Fjala e Ramës:
‘Së pari nuk kam qenë asnjëherë dakord me këtë shenjën e barazisë. Ju mund ta vendosni shenjën e barazisë sa herë që të dëshironi por nuk jam dakord. Nuk besoj se është ndonjë vështirësi e madhe të bëhet dallimi midis komentit të një fakti dhe akuzave për fakte.
Që PD është financuar me para ruse gjysme milioni dollarë për të rrëzuar qeverisë socialistë kjo nuk është një akuza. Por është një fakt i fakt i dokumentuar. Për fat të keq një fakt i zbuluar nga media në SHBA, nga mediat ndërkombëtar. I përqeshur gjerësisht nga shumë kush këtu dhe i konfirmuar nga shërbimi sekret amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serbë dhe me nuk e di se çfarë tjetër nuk e di se çfarë tjetër janë prodhime të një tërbimi të madh non gratash dhe spiunësh. Bëhen për investimin më të madhe të huaj në rajon. Për një investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformoje një herë e përgjithmonë. Do të çojë në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit.
Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit. Do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranës. S'do krijojnë zinxhir ekonomik vlerë për mjera fermerë që prodhojnë ushqime që do duhet të konsumohen në qytetin e Durrësit. Të ngresh akuza të tilla në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ne jemi në anën e dinjitetit dhe të krenarisë kombëtare për të lartësuar emrin e Shqipërisë kudo që flas. Të tjerët non grata e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë qoftë me emrin tyre jo më kur hapin gojën. Pasqyrat mediatike reflektojnë këtë deformim të madh pa asnjë lloj kontributi për të ndarë shapin nga sheqeri. Mund t’ju akuzoj si bashkëpunëtor me djallin por mbetet një akuze në hava. Është detyra ime të provoj se jeni bashkëpunëtor të djallit, ose duhet të qep gojën.’