Flash

Abdixhiku: Institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane

Lapsi.al 15 November 2022
Abdixhiku: Institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se gjatë takimit me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka shprehur shqetësimin e tij dhe të LDK-së “për shkallën në të cilën institucionet e Kosovës e kanë degraduar raportin me Qeverinë amerikane”.

ghdcfgsd

Kështu tha ai, më 15 nëntor, pas takimit që pati me Escobarin në Departamentin amerikan të Shtetit. Ai ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në SHBA.

“Për shtetin tonë të ri, aleanca me SHBA-në është jetike. Kështu ka qenë tash e më shumë se tri dekada”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku tha se ia ka prezantuar Escobarit edhe pikëpamjet e LDK-së për gjendjen e fundit të sigurisë në Kosovë, si dhe nevojën e koordinimit të ngushtë të institucioneve të Kosovës me SHBA-në dhe me partnerët tjerë.

“Koordinimi i tillë është garanci për të kapërcyer të gjitha sfidat”.

“Edhe një herë, u bëj thirrje institucioneve të vendit që të bashkëpunojnë ngushtë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë, në funksion të shtrirjes së sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, të sigurisë dhe të prosperitetit për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Më 28 tetor, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti mori vendim për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe me targa të Kosovës: RKS, përkundër kërkesës së ndërkombëtarëve që ky vendim të shtyhet për dhjetë muaj.

Në ditën kur u mor ky vendim, Shtetet e Bashkuara u shprehën “të zhgënjyera dhe të shqetësuara” me mosshtyrjen e vendimit edhe për dhjetë muaj të tjerë, ashtu siç kërkuan ato. Zhgënjim të ngjashëm, më 29 tetor, shprehu edhe Bashkimi Evropian.

Në kërkesën e Radios Evropa e Lirë drejtuar ekzekutivit, më 31 tetor, për të komentuar “zhgënjimin” e shprehur nga aleatët ndërkombëtarë, u tha se Qeveria e Kosovës “është treguar konstruktive dhe kreative në adresimin e brengave që ndajnë për rajonin” aleatët e saj.

Vendimi, i cili ka nisur të zbatohet më 1 nëntor parashihet të zbatohet në tri faza. E para është qortimi i shoferëve që vozisin makina me targa të tilla; faza e dytë është gjobë prej 150 eurosh për ata shoferë dhe e treta janë targat provuese.

Në shenjë kundërshtimi ndaj zbatimit të tij, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Data 18 dhjetor është shpallur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si datë e mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – që të gjitha komuna të banuara me shumicë serbe.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve.

Lista Serbe tha se kjo parti dhe qytetarët që e mbështesin atë, nuk do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha më 14 nëntor se Kosova dhe Serbia, urgjentisht, duhet të tregojnë gatishmëri për uljen e tensioneve.

Ai tha se 21 nëntori – dita kur, sipas planit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave, pritet të nisë gjobitja e shoferëve me targa të paligjshme – nuk duhet t’i gjejë Kosovën dhe Serbinë pa një marrëveshje për targat./REL

Të këshilluara

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti, reagon Rama

Poetja Mimoza Ahmeti është dënuar nga gjykata me 40 orë punë në shërbim të komunitetit. Ajo u akuzua nga prokuroria 1 vit më parë për ndërtim pa leje. Pasi tërm...

20:29

Tiranë, 45-vjeçari rreh gruan dhe kunatën

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës dhe kunatës së tij. Uniformat blu bëjnë me dije se ...

18:45

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI