Flash

Toni, Rei dhe Fatmiri/ 2 agjentë policie fusin në grackë një të tretë

Lapsi.al 14 November 2022
Toni, Rei dhe Fatmiri/ 2 agjentë policie fusin në grackë një

Interesante për një skenar filmash. E tillë është dosja hetimore ndaj 2 informatorëve të policisë së shtetit, të cilët tentuan të fusin në grackë një informator të tretë duke inskenuar shitje të koka-inës. Dosja ka përfunduar në gjykatën e Tiranës mbas një hetimi të kryer nga autoritetet që zbuloi gjithë planin, i cili për pak kohë dërgoi në burg viktimën e dy informatorëve të tjerë. 

Një informator i policisë i quajtur Fatmir u mbajt pa të drejtë në burg për 45 ditë, derisa provat treguan se ndaj tij ishte ngritur grackë nga dy informatorë të tjerë Toni dhe Rei, të cilët në mbyllje të hetimeve u morën të pandehur nga prokuroria. Hetimi tregon se dy të fundit e ftuan në një kafene të njohur në kryeqytet viktimën e tyre. Njëri prej tyre nxori dy paketa me cigare dhe ju lut Fatmirit që t’i mbante mbasi po vinte i vëllai dhe nuk duhet ta mësonte që ai pinte duhan.

Tjetri i quajtur Rei që ndërkohë gjendej jashtë këtyre ambienteve, sapo u sigurua se dorëzimi i drogës u krye, telefonoi me urgjencë një zyrtar policie duke i thënë: “Në lokal gjendet një shtetas me emrin Fatmir. Identifikohet nga kapela dhe ka drogë që do ta shpërndajë në Vasil Shanto’.

Kaq ka mjaftuar që policia të mbërrije me urgjencë dhe ti zbulojë informatorit të spiunuar 8 doza me kokainë përmend në dosje prokurori Enklid Gjini. Megjithatë i riu me profesion bojaxhi, i befasuar, u ka kujtuar agjentëve që ishte bashkëpunëtor i tyre dhe më pas i ka pyetur se përse po e kontrollonin? Reagimi i tij ishte një shenjë se ai nuk kishte dijeni për kokainën, por kjo u konfirmua gjatë hetimeve.

Dy prej tyre përfunduan në gjykatë për shpërndarje dhe kallëzim të rremë dhe për tretin u pushua hetimi. Viktima e grackës vazhdon të jetë informator i policisë bën me dije një burim i sigurt, kurse dy të tjerët Toni dhe Rei, edhe ata informatorë deri në ditën e skenarit po përballen me gjykatën e kryeqytetit.

Prokurori tha në gjykatë gjatë procesit me dyer të mbyllura se dy të dyshuarit bashkëpunuan për krijimin e rrethanave të rreme me qëllim për të vendosur nën hetim informatorin e tretë. Për këtë plan theksoi prokurori ata blenë kokainë e mbyllën në një paketë dhe me role të ndara futën në kurth edhe policinë që arrestoi ndihmësin e saj për 45 ditë. Ajo që e shpëtoi të riun ishte jo vetëm dëshmia e tij, por edhe kamerat e sigurisë që ekspozojnë lëvizjet e dy të tjerëve. /TCH

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

5 qytetarë të infektuar e COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Po ashtu mësohet se ja...

18:27

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI