Flash

Shkodër/ Shpërndante lëndë narkotike në qytet, arrestohet 27-vjeçari

Lapsi.al 14 November 2022
Shkodër/ Shpërndante lëndë narkotike në qytet,

Në kuadër të fazës së dytë të operacionit “Vespa”, në Shkodër u arrestua Zenel Malocaj (Kodra). Policia informon se 27-vjeçari në bashkëpunim me 2 persona të tjerë ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike. Ai shiste kokainë dhe kanabis në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij dhe kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, 800 gramë kanabis, një sasi kokaine të ndarë në doza, shuma parash (euro dhe lekë), 2 peshore elektronike, 2 automjete, 5 aparate celulare dhe pajisje të tjera që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike në doza.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Vespa”, të zhvilluar tre ditë më parë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestruan armë zjarri dhe drogë e llojeve të ndryshme, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune të mirorganizuar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, finalizuan fazën e dytë të këtij operacioni.

Si rezultat i u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M.(K.), 27 vjeç, banues në fshatin Golem, njësia adminstrative, Rethina, Shkodër, si dhe nisi procedimi penal për shtetasit E. D., 24 vjeç, banues në Shkodër dhe F. M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore proaktive, të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, dyshohet se shtetasi Z. M.(K.), në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, në qytetin e Shkodrës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Z. M.(K.) dhe kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, 800 gramë kanabis, një sasi kokaine të ndarë në doza, shuma parash (euro dhe lekë), 2 peshore elektronike, 2 automjete, 5 aparate celulare dhe pajisje të tjera që shërbenin për paketimin e lëndëve narkotike në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria mbetet me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës gjatë të paradites. Vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në të gj...

07:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI