Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Rama: Do mbajmë një samit tjetër të Ballkanit të Hapur në Shqipëri

Lapsi.al 14 November 2022
Rama: Do mbajmë një samit tjetër të Ballkanit të Hapur

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët në Shkup me homologun Dimitar Kovaçevski tha se Ballkani i Hapur është njësi jetësimi e Procesit të Berlinit. Ai ka njoftuar se një tjetër samit i Ballkanit të Hapur po përgatitet për t’u mbajtur në Shqipëri. Nga Shkupi Rama bëri me dije se vende të tjera kanë shprehur interes për të qenë pjesë. Kryeqeveritari shtoi se marrëveshjet e kësaj nisme janë përshpejtim i Procesit të Berlinit.

“Po përgatisim një tjetër samit të Ballkanit të Hapur në Shqipëri dhe jemi shumë të kënaqur që ka vende të tjera që duan të jenë pjesë e këtij procesi, pavarësisht se vendet tona mbeten motori i këtij projekti. Këtu kam parasysh Turqinë, Greqinë, Italinë që këtkojnë të jenë pjesë për të krijuar sinergji. Më vjen mirë që procesi i Berlinit ka rifillluar. Ballkani i Hapur është jetësim i procesit të Berlinit. Marrëveshjet e Ballkanit janë përshpejtim i procesit të Berlinit”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI