Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

"Po rriten kullat e po zhduken parqet", Julian Deda për primaret e PD

Lapsi.al 14 November 2022
"Po rriten kullat e po zhduken parqet", Julian Deda për primaret

Aktori Julian Deda ka prezantuar kandidaturën në Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës.

Në fjalën e tij nga selia e PD, Deda theksoi se në tetë vite Tirana është drejtuar nga të majtët dhe gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë pasi kryeqytetit i ka humbur buzëqeshja dhe kullat rriten duke zhdukur parqet.

Deda: Pershendetje miq!

22 vite me pare erdha ne Tirane, fillimisht si student i akademise se arteve.

Tirana ishte shpresa ime per te realizuar endrren per tu bere aktor dhe une ia dola. Qe nga ajo dite e deri me sot Tirana ka qene shtepia ime, ketu u rrita si djale, si artist e sidomos si familjar. Tirana me ka dhene shume, me dha arsimimin, karrieren dhe sidomos mundesine per te ndertuar nje familje shembullore per te cilen jam kaq krenar.

Me priti pa me paragjykuar, sepse Tirana nuk e lejon paragjykimin.

Me strehoi me dashamiresine e vet pa kerkuar kurre ne kembim asgje. Gjithmone jam përpjekur te bej c’eshte e mundur qe te jem nje qytetar i denje i saj dhe Shqiperise.

Ne 21 vite rrugetim te jetes time, e kam pare Tiranen si kryemundesine per te gjithe, por ajo e ka humbur pak nga pak kete shkelqim.

E ka humbur ndersa rriten kullat e zhduken parqet,

e ka tretur ndersa ngushtohen rruget e rritet trafiku,

e ka shuar ndersa zhduket diell e rritet smogu,

e ka bjerrë ndersa mblidhen taksa e rritet represioni mbi biznesin.

Femijet kane humbur mundesine per te luajtur,

prinderit kane humbur kohen per tia dhene femijeve te tyre,

te moshuarit kane humbur perkujdesjen,

Tirana ka humbur buzeqeshjen.

Sot une jam ketu per te kerkuar nje tjeter mundesi para jush, per te kthyer borxhin qe une ia kam Tiranes.

Se pari, te nderuar demokrate e simpatizante te Partise tone, kete mundesi e keni ju ne dore me voten tuaj ne primare. E me pas te gjithe bashke do te duhet te bindim edhe shume qytetare te tjere te ketij qyteti te na besojne neve.

Ky qytet prej 8 vitesh qeveriset me doren e majte dhe gjerat nuk kane shkuar aspak mire.

NE duhet ti shtrijme bashkeqytetareve tane doren tone te djathe. Sepse ne jemi njerezit qe mes te keqes dhe te mires, zgjedhim te miren, mes te gabuares dhe te drejtes zgjedhim te drejten.

Tirana nuk ia ka borxh askujt qe te perdoret si mish per topin e axhendave personale politike e une besoj se e vetmja axhende qe i duhet Tiranes eshte ajo ne sherbim te qytetareve.

Une besoj se ka ardhur koha qe Tirana te punoje per qytetaret e saj, dhe jo per vetem per interesat e nje njeriu apo te nje grushti te vegjel njerezish rreth tij.

1 milione banore jane me te rendesishem se interesi personal i një njeriu, dhe një njeri nuk mund te shkaterroje interesin e 1 milione banoreve. Une jam njeri prej 1 milioneve qe besoj se gjerat mund te ndryshojne dhe duhet te ndryshojne.

Prandaj sot jam ketu para jush per te kerkuar votebesimin per te ndertuar nje qytet qe buzeqesh bashke me qytetaret e vet.

Nje qytet qe nuk i genjen qytetaret e vet dhe ku qytetaret e tij nuk lejojnë askend qe t’i mashtroje paturpesisht.

Une jam Julian Deda dhe sot garoj per Primaret e Partisë Demokratike.

Faleminderit!

https://lapsi.al/2022/10/31/berisha-primaret-ndryshim-epokal/

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

5 qytetarë të infektuar e COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Po ashtu mësohet se ja...

18:27

Vlorë, makina merr flakë në ecje

Një makinë është përfshirë nga flakët sot pasdite në aksin Vlorë-Fier pranë mbikalimit në Panaja. Sipas policisë, dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një defe...

17:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43