Flash

Kovaçeski ngre shqetësimin: Forca të errëta synojnë të fusin Ballkanin në konflikte

Lapsi.al 14 November 2022
Kovaçeski ngre shqetësimin: Forca të errëta synojnë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeski në mbledhjen e dy qeverive në Shkup tha se marrëveshjet dhe memorandumet që do të nënshkruhen sot do të rrisin bashkëpunimin mes dy shteteve. Sipas tij bashkëpunimet duhen shtrirë në të gjitha sferat, ndërsa u shpreh se forca të errat po tentojnë të fusin Ballkanin në konlikte. Ndërkohë Kovaçevski tha se marrëdhëniet mes vendeve nuk kanë qenë asnjëherë më të mira.

Fjala e Kovaçeskit

“Bashkërisht mund të bëjmë më tepër prandaj për disa vite arritëm shumë më tepër se mund të mendonin. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi shembull si dy fqinjë mund të bashkëpunojnë dhe të tejkalojnë sfidat. Bashkëpunojmë si partner të barabartë. Më 19 Korrik të dy në emër të qytetarëve të vendit tonë kishim nderin të nisim negociatat për integrimin në Bashkimin Europian. Ju kolegë të respektuar nga Shqipëria treguat miqësi të vërtetë drejt anëtarësimit në NATO. Ne kemi qëllime të njëjta për anëtarësim në BE”. Tani i përmbushim të gjitha premtimet dhe kështu do të nisë edhe hapja e negociatave. Për ne identiteti dhe gjuha maqedonase dhe njohja e saj nga Europa do të ishte shumë e rëndësishme. Duam që ta ngremë gjuhën maqedonase në nivel me gjuhët e tjera europiane. Tani presim që deputetët të tregojnë përgjegjësi. Si i filluam bashkërisht negociatat i kanë mundësi të shkojnë deri në fund bashkë.

Me anëtarësimin në BE do sigurojmë jetë cilësore, të rinjtë të jetojnë këtu, jo në Europë por ne vendin lindjes. Ndërtojmë urat me fqinjët Evropën dhe botën. Si sy shtete fqinjë mund të ndihmojnë njëri tjetrin në zhvillimin ekonomik. Takimi i dytë në Shkup, avancojnë bashkëpunimi mes nesh në kohën e krizës globale, krizës ekonomike. Sot do të firmosen memorandume në shumë fusha, atë që dua ta nënvizoj është një dëshmi për bashkëpunim tonë të mirë, për kthimin e ikonave të nxjerra në mënyrë të paligjshme nga vendi ynë”, tha Kovaçeski.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria mbetet me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës gjatë të paradites. Vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në të gj...

07:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI