Flash

Kim Kardashian merr cmimin për punën e saj filantropike

Lapsi.al 14 November 2022
Kim Kardashian merr cmimin për punën e saj filantropike

Kim Kardashian ka pranuar së fundmi cmimin Giving Tree nga regjisori dhe filantropisti, Tyler Perry. Çmimi vjetor u jepet grave që kanë treguar një përkushtim për fëmijët në nevojë në mbarë botën.

Ajo e filloi fjalimin e saj duke falënderuar Tyler për mbështetjen e tij, përpara se të tregonte se si drejtësia për të gjithë është një pjesë e rëndësishme e punës së jetës së saj.

“Siç e dini shumë prej jush, mbrojtja për drejtësinë është një pasion i thellë i imi”, tha nëna e katër fëmijëve. "Drejtësia për mua ka kaq shumë kuptime. Por në fund të fundit është ajo që e bën botën tonë më mirë,veçanërisht për fëmijët tanë. Unë do të vazhdoj të përdor zërin tim dhe burimet e mia për të sjellë drejtësi barazi për kaq shumë fëmijë, të cilëve u është hequr aksesi në gjërat thelbësore. Ju nuk keni nevojë të keni miliona ndjekës për të bërë një ndryshim. Të gjithë në këtë dhomë kanë fuqinë. Edhe përpjekjet më të vogla ndihmojnë. Mbështetja jonë është më e nevojshme tani se kurrë. Bashkohuni me luftën për ndryshim”.

Themeluesja e Skims vazhdoi të falënderonte prindërit e saj Kris Jenner dhe Robert Kardashia.

"Do të doja të falënderoja prindërit e mi. Mamin Kris që më tregoi se çfarë do të thotë të vendosësh dhe të kujdesesh për të tjerët në radhë të parë," tha ajo. "Dhe babai im, i cili më mësoi në një moshë shumë të re, dhembshurinë, mirënjohjen. Por dhe rëndësinë e përdorimit të kësaj jete që na është dhënë për të bekuar të tjerët."

Kim e përfundoi fjalimin e saj me një thirrje të veçantë drejtuar "njerëzve për të cilët mendoj, kujdesem dhe i dua më shumë se kushdo tjetër", katër fëmijëve të saj, North, Saint, Chicago dhe Psalm./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Alec Baldwin padit stafin e Rust

Alec Baldwin paditi armaturën dhe anëtarët e ekuipazhit të filmit "Rust" për neglizhencë pasi ata i dhanë atij një armë të mbushur në xhirime, gjë që solli vdek...

11:55

Lista e plotë e fituesve të "MTV EMA 2022"

Taylor Swift ishte fituesja kryesore në MTV EMA 2022,e cila u mbajt në Düsseldorf, Gjermani, të dielën. Swift mori katër çmime - artisti më i mirë, videoja më e...

11:58

Loredana vlerësohet me çmim në MTV

Loredana shënon një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo ka fituar së fundmi çmimin “Best Swiss Act” në “MTV EMA”. Lajmi është bërë i ditur edhe në faqen zyrt...

10:44

Taylor Launter i jep fund beqarisë

Taylor Lautner është martuar me të dashurën e tij, Taylor “Tay” Dome, një vit pas fejesës. Ceremonia u zhvillua të premten në mbrëmje në Epoch Estate Wines, ...

13:57

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI