Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

FMN: Perspektiva ekonomike po bëhet më e zymtë

Lapsi.al 14 November 2022
FMN: Perspektiva ekonomike po bëhet më e zymtë

Perspektiva globale ekomomike është më e zymtë se parashikimet e muajit të kaluar, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shkaqet kryesore për këtë, sipas FMN-së, janë inflacioni në rritje dhe pasiguria ushqimore, e shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Muajin e kaluar, FMN-ja uli parashikimin e saj për rritjen ekomomike në vitin 2023 në 2.7%, nga një parashikim i mëparshëm prej 2.9%.

Në një raport të përgatitur për samitin e grupit të vendeve më të industrializuara, G20, që do të mbahet në Indonezi të martën, FMN-ja tha se treguesit e fundit “konfirmojnë se perspektiva është edhe më e zymtë”, sidoms në Evropë.

“Sfidat, me të cilat po përballet ekonomia globale janë të mëdha. Indikacionet ekonomike tregojnë sfida të tjera përpara.”, tha FMN-ja, duke shtuar se mjedisi aktual i politikës është “jashtëzakonisht i pasigurt”.

Përkeqësimi i krizës energjetike në Evropë do ta dëmtonte rëndë rritjen ekonomike dhe do të rriste inflacionin, paralajmëroi huadhënësi global.

Inflacioni në gjithë botën ka nisur të rritet fillimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Rritja ka vazhduar edhe pasi Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit. Këto dy vende janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë. FMN-ja paralajmëroi se edhe moti gjithnjë e më ekstrem mund ta dëmtojë rritjen ekonomike.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI