Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E propozuan dje strukturat, Luçiano Boçi garon për primaret e Elbasanit

Lapsi.al 14 November 2022
E propozuan dje strukturat, Luçiano Boçi garon për primaret e

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi do të garojë në primaret e Elbasanit. Lajmi vjen i konfirmuar nga vetë PD, një ditë pasi demokrati u propozua nga strukturat e qytetit. Boçi ka vendosur që të marrë pjesë në proces, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë kundërshtar.

Aktualisht, Boçi mban pozicionin e kreut të Grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria mbetet me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës gjatë të paradites. Vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në të gj...

07:53

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI