Flash

Dolly Parton merr 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos

Lapsi.al 14 November 2022
Dolly Parton merr 100 milionë dollarë nga Jeff Bezos

Dolly Parton mori një çmim prej 100 milionë dollarësh nga themeluesi i i Amazon, Jeff Bezos.

Këngëtarja është përzgjedhur si marrësi i fundit i çmimit "Bezos Courage & Civility Award" për liderët që "ndjekin zgjidhjet me guxim dhe qytetërim". Paratë shkojnë për organizatat e zgjedhjes së tyre.

Pronari i Blue Origin njoftoi çmimin  të premten me partneren e tij prej kohësh, spikeren e lajmeve Lauren Sanchez.

“Jeff  dhe unë jemi kaq krenarë që kemi një fitues të ri të çmimit të guximit. Një grua që  udhëheq me dashuri dhe dhembshuri në çdo aspekt të punës së saj,”shkroi Sanchez  në Instagram së bashku me një video të fjalimit të tyre .Mezi presim të shohim të gjitha të mirat që do të bëni me këtë çmim prej 100 milionë dollarësh, @DollyParton.” Menjëherë artistja iu përgjigj duke shkruar: “Uau! 100 milionë dollarë?” “Do të bëj maksimumin për të bërë gjëra të mira me këto para”, shtoi ajo.

Një aktiviste dhe filantrope për një kohë të gjatë, Parton dhuroi 1 milion dollarë për përpjekjet e Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt për kërkimin e vaksinave gjatë pandemisë së koronavirusit. Kontributet e saj ndihmuan në financimin e vaksinës së Moderna për COVID-19. Ajo ka themeluar gjithashtu bibliotekën Imagination, një program që i ndihmon fëmijët në mbarë botën të kenë akses në libra./Lapsi.al

Të këshilluara

Alec Baldwin padit stafin e Rust

Alec Baldwin paditi armaturën dhe anëtarët e ekuipazhit të filmit "Rust" për neglizhencë pasi ata i dhanë atij një armë të mbushur në xhirime, gjë që solli vdek...

11:55

Lista e plotë e fituesve të "MTV EMA 2022"

Taylor Swift ishte fituesja kryesore në MTV EMA 2022,e cila u mbajt në Düsseldorf, Gjermani, të dielën. Swift mori katër çmime - artisti më i mirë, videoja më e...

11:58

Loredana vlerësohet me çmim në MTV

Loredana shënon një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo ka fituar së fundmi çmimin “Best Swiss Act” në “MTV EMA”. Lajmi është bërë i ditur edhe në faqen zyrt...

10:44

Taylor Launter i jep fund beqarisë

Taylor Lautner është martuar me të dashurën e tij, Taylor “Tay” Dome, një vit pas fejesës. Ceremonia u zhvillua të premten në mbrëmje në Epoch Estate Wines, ...

13:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI