Flash

Borrell: Kemi bërë një propozim për tejkalimin e krizës në veriun e Kosovës

Lapsi.al 14 November 2022
Borrell: Kemi bërë një propozim për tejkalimin e krizës

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të hënën se u ka bërë një propozim Kosovës dhe Serbisë për tejkalimin e situatës në veriun e Kosovës. Aty nuk ka më punonjës serbë në institucionet vendase, të cilët u tërhoqën në shenjë kundërshtimi të zbatimit të vendimit të qeverisë në Prishtinë për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Borrell i bëri këto komente në hapje të takimit të Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Gjatë punimeve të këtij Këshilli do të diskutohet për Ballkanin Perëndimor. Theks të posaçëm do të ketë situaa në veriun e Kosovës. Kryediplomati Borrell u takua ndarazi në Paris me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai tha se ‘jemi në prag të një krize tjetër” dhe se duhet dala nga situata përmes një qasjeje strukturore.

“Kemi paraqitur një propozim i cili duhet të diskutohet si një rrugëdalje e mirë nga situata. Duhet t’u bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin përkushtimet e tyre. Të respektojnë angazhimet dhe të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur shumë vjet më parë.”, tha zoti Borrell, por pa dhënë ndonjë hollës se për çfarë propozimi bëhet fjalë.

Takimi i Borell me Vuçiç dhe Kurtin, rekomandimet e perëndimorëve

Gjatë fundjavës udhëheqësit e të dyja vendeve qëndruan në Paris, por me gjithë paralajmërimet nuk u realizua një takim mes tyre. Tensionet ndërmjet të dyja vendeve u shtuan pasi qeveria e Kosovës më 1 nëntor filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia. Kjo pavarësisht thirrjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për një shtyrje prej dhjetë muajsh për të shmangur tensionet.

Diplomatët perëndimorë ngulin këmbë që Kosova të shtyjë afatin për konvertimin e targave të makinave. Ata duan të fillojnë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po ashtu, punonjësit serbë të kthehen në institucionet që i braktisën më 4 nëntor. Ata të krijojnë hapësirë për diskutimin e një propozimi franko-gjerman për një marrëveshje mes palëve.

Autoritetet në Prishtinë thonë se propozimi shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme. ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se propozimi është i papranueshëm sepse niset nga pohimi se Kosova është e pavarur, gjë që kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia./VOA

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Shqipëria mbetet me vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të ditës gjatë të paradites. Vranësirat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu në të gj...

07:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI