Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Arrestohet në Kosovë analisti dhe aktivisti i njohur Rron Gjinovci

Lapsi.al 14 November 2022
Arrestohet në Kosovë analisti dhe aktivisti i njohur Rron Gjinovci

Aktivistët e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci janë arrestuar sot. Në komunikatën e ORCA-së thuhet se aktivistët u arrestuan, por ata nuk do të ndalen në luftën kundër plagjiaturës. ORCA kanë theksuar se është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve.

Regimi i plotë i organizatës: 

"Sot aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, u arrestuan pas aksionit simbolik ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik. Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës. Kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril.

Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë. Duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal. Nuk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve. Prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë."

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI