Flash

Armët bërthamore, drejtori i CIA-s do të takohet me homologun e tij rus në Turqi

Lapsi.al 14 November 2022
Armët bërthamore, drejtori i CIA-s do të takohet me homologun e

Drejtori i CIA-s Bill Burns takohet në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë.

Sipas një zyrtari të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në takimin mes drejtorit te CIA-s dhe drejtorit të agjencisë së inteligjencës ruse SVR, nuk do të diskutohej mbi vendimet për luftën në Ukrainë.

Drejtori i CIA-s pritet po ashtu të ngrejë çështjen e dy amerikanëve të burgosur në Rusi, yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktorit civil Paul Whelan. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit. Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Dy zyrtarë turq thanë se nuk ishin në dijeni për takim mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë./ tch

Të këshilluara

Sllovenia zgjedh presidenten e parë femër

Sllovenia zgjodhi të dielën një avokate si presidenten e parë femër të vendit. Natasa Pirc Musar është një gazetare dhe avokate e cila garoi si e pavarur në kët...

09:03

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46