Flash

The Sun: Blogerja shqiptare reklamon pasaporta false në Tik Tok

Lapsi.al 13 November 2022
The Sun: Blogerja shqiptare reklamon pasaporta false në Tik Tok
Një blogere shqiptare në Londër është vënë në qendër të një investigimi nga tabloidi britanik The Sun on Sunday.
Investigimi ekspozon shitjen dhe përdorimin e pasaportave biometrike të falsifikuara nga grupet kriminale me qëllimin kalimin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. 2.6000 stërlina thotë The Sun on Sunday  është çmimi pasaportave biometrike europiane të cilat iu shiten emigrantëve shqiptarë. Emigrantët ilegalë janë duke përdorur high-tech  pasaporta për të hyrë në Angli. Ekspertë të pasaportave biometrike  të punësuar nga grupet kriminale shqiptare në trafikun e njerëzve, munden të vendosin në chipat e pasaportave të dhënat e personit që e blen e udhëton”, shkruan The Sun on Sunday. Ne thotë gazetari Nick Parker na u ofrua nga një shqiptarë, një pasaportë bashkë me ID dhe patentë për shumën e 2600 stërlinave, një shumë kjo më e vogël sa pagesa e kalimit me gomone.

Blogerja shqiptare

Në investigimin e The Sun on Sunday theksohet se një vajzë e re shqiptare reklamon në Tik Tok shitjen e këtyre pasaportave dhe tregon përmes videove që poston,  jetën e saj të shtrenjtë në Angli. “Ion Daci me 239.700 ndjekës në Tik Tok përdoret nga gangsterët shqiptarë për të reklamuar hapjen e llogarive bankare, atë të blerjes së pasaportave dhe ID të falsifikuara” shkruan the Sun on Sunday duke e quajtur këtë mënyrë hyrje në Angli si “një hap përpara përpjekjeve të kryeministrit Rishi Sunak për të mbyllur udhëtimet me gomone”. Gazetarët edhe The Sun kanë hyrë në bisedë përmes What’s up me një shqiptarë i cili është dakortësuar të presë “klientin” e ri I cili duhet të paguante paraprakisht një depozitë momentin kur I merren shenjat e gishtave dhe të dhënat biometrike”. Shitësi këtyre pasaportave i pyetur nëse të tilla pasaporta janë të suksesshme për kalim në Angli është shprehur se “po më së shumti me pasaporta bullgare”. The Sun on Sunday,  thotë se të dhënat e këtij investigimi i kanë kaluar ministrisë së brendshme Home Office e cila ka premtuar ta hetojë rastin e zbuluar nga gazetarët e kësaj gazete.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI