Flash

Publikohet traileri zyrtari i "John Wick: Chapter 4"

Lapsi.al 13 November 2022
Publikohet traileri zyrtari i "John Wick: Chapter 4"

Së fundmi është publikuar traileri  zyrtar i "John Wick: Chapter 4" ku shfaqet Keanu Reeves duke luajtur sërish heroin e dashur të aksionit.

Në trailerin e ri, Wick duhet të sfidojë zuzarin e frikshëm të Bill Skarsgård, Markez de Gramont, në një betejë në mënyrë që të fitojë lirinë e tij. Traileri e tregon atë në shkretëtirë ndërsa qëllon mbi njerëzit, dhe duke u përfshirë në një përleshje me personazhin e Donnie Yen. Përveç Reeves luajnë Skarsgård, Yen, Laurence Fishburne, Lance Reddick, Rina Sawayama, Shamier Anderson, Hiroyuki Sanada, Scott Adkins dhe Clancy Brown. Ian McShane ripërsërit rolin e tij si Winston, menaxher i Hotel Continental.

Reeves ka punuar me regjisorin Chad Stahelski në ekskluzivitetin "John Wick" që nga origjinali i vitit 2014. Ai u shfaq për herë të fundit si vrasësi i njohur në vitin 2019 në "John Wick: Chapter3 - Parabellum". Thuhet se tanu është në bisedime për t'u rikthyer në spinoff "Ballerina" me Ana de Armas.

Në gusht, Stahelski i tha Variety se pjesa e katërt  do të gërmojë më thellë në mitologjinë prapa Kontinentalit."Më pëlqen një mit i mirë," shpjegoi Stahelski për Variety. "Unë nuk besoj në një strukturë me tre akte. Unë besoj në tregimin e saj. Do marrim kohën që na duhet për të treguar historinë. Filmi del në kinema më 24 mars 2023. /Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=qEVUtrk8_B4[/embed]

Të këshilluara

Thyen rekord ankandi i Paul Allen

Një ankand i koleksionit të artit të bashkëthemeluesit të Microsoft, Paul Allen theu rekord këtë javë duke grumbulluar më shumë se 1.5 miliardë dollarë. Sipas a...

10:34

Ndahet nga jeta Kevin Conroy

Aktori Kevin Conroy është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. 30 vjet më parë, Conroy luajti Bruce Wayn, në seritë e animuara të filmit ‘Batman’ dhe vazhdoi të...

11:07

Së shpejti, albumi i pestë i Nicki Minaj

Nicki Minaj ka zbuluar së fundmi se do të publikojë së shpejt albumin e saj të pestë. Në një bisedë me 'City Girls' JT për i-D, reperja  foli për vazhdimin e...

17:15

Shakira vijon të konfuzoj fansat

Ndarja e saj nga Pique, jo që nuk e pengoi në karrierën e saj, por madje e frymëzoi duke sjellë disa hite njëri pas tjetrit. Mirëpo përpos karrierës muzikore, ...

16:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI