Flash

Kultivonin bimë kanabisi, arrestohen 4 persona në Elbasan

Lapsi.al 13 November 2022
Kultivonin bimë kanabisi, arrestohen 4 persona në Elbasan

Policia në Elbasan ka vënë në pranga katër persona dhe ka nisur hetimet për tre të tjerë për një rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë babë e bir S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Bodin, dhe Z. B., 27 vjeç, banues në Sarandë ndërsa mbi ta rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar në tokën e tyre në fshatin Bodin, Gracen, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë.

Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, F. S., 58 vjeç , banues në Elbasan, administratori i Njësisë Administrative Gracen, Elbasan; R. B., 62 vjeç, kryeplaku i fshatit Bodin, Gracen, Elbasan.

Po në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht 2 shtetas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, si dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI