Flash

Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit/ Ndërron jetë iraniani që frymëzoi Tom Hanks

Lapsi.al 13 November 2022
Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit/ Ndërron jetë iraniani

Ka ndërruar jetë një iranian që jetoi për 18 vjet në një aeroport të Parisit. Mehran Karimi Nasseri bëri shtëpinë e tij në vitin 1988 një zonë të vogël në aeroportin “Charles de Gaulle”. Shkak u bë një ngatërresë diplomatike. Ngjarja frymëzoi filmin e vitit 2004, “The Terminal”, me protagonist Tom Hanks.

Nasseri-t iu dha e drejta për të jetuar në Francë, por ai u kthyer në aeroport disa javë më parë. “Aty vdiq nga shkaqe natyrore”- tha një zyrtar i aeroportit për AFP. I lindur në vitin 1945 në provincën iraniane të Khuzestanit, Nasseri fillimisht fluturoi në Evropë në kërkim të nënës së tij.

Jetoi për 18 vite në aeroportin e Parisit, vdes iraniani që

Ai kaloi disa vite duke jetuar në Belgjikë. Më pas u dëbua nga disa vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën dhe Gjermaninë. Shkak u bë mungesa e dokumenteve të sakta të imigracionit. Më pas ai shkoi në Francë. As aty nuk e lëjuan të hynte dhe ai bëri shtëpinë e tij në terminalin 2F të aeroportit. Ai qëndronte nëpër stola. Të ardhurat i grumbullonte nga qindarkat që mblidhte nëpër karroca.

Ditën e kalonte duke lexuar libra dhe gazeta. Shpesh mbante shënime në një fletore. Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kjo i ra në sy regjisorit Stephen Spielberg. Ai i dha jetë filmit të njohur “The Terminal” me aktorët Tom Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Pas publikimit të filmit, gazetarët u dyndën për të folur me njeriun që kishte frymëzuar filmin e Hollivudit. Në një moment, Nazzeri nisi ta quante veten "Sir Alfred".

Jetoi për 18 vite në aeroportin e Parisit, vdes iraniani që

Në atë kohë jepte deri në 6 intervista në ditë sipas “Le Parisien”. Pavarësisht se iu dha statusi i refugjatit dhe e drejta për të qëndruar në Francë në vitin 1999, ai qëndroi në aeroport deri në vitin 2006. Në atë kohë u dërgua në spital për t'u trajtuar për një sëmundje. Më pas ai kaloi kohë duke jetuar në një bujtinë duke përdorur paratë që kishte marrë nga filmi. Nasseri u kthye në aeroport disa javë më parë ku edhe ndërroi jetë. 76-vjeçarit iu gjetën disa mijëra euro në posedim tha një zyrtar i aeroportit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43