Flash

Ish-raportuesi britanik: Pamjet nga Khersoni më kujtojnë Kosovën e vitit 1999

Lapsi.al 13 November 2022
Ish-raportuesi britanik: Pamjet nga Khersoni më kujtojnë Kosovën
Pamjet e Khersonit, qytet në Ukrainë i cili arriti të çlirohet nga rusët pas më shumë se tetë muaj luftë, ia kanë rikthyer në kujtesë Kosovën e vitit 1999 ish-raportuesit britanik, Brendan Paddy. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shpërndarë disa pamje ku shihet një gazetar i Sky News që merr përqafime nga banorët ukrainas, teksa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar. “Kjo më jep mua kujtimet e arritjes në Kosovë në vitin 1999”, ka shkruar Paddy. Të premten ishte një ditë historike, pasi Rusia i tërhoqi trupat e saj plotësisht nga rajoni Kherson, duke bërë tani që edhe disa njësi të ushtrisë ukrainase të kthehen në këtë rajon. Khersoni është një rajon strategjik shumë i rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI