Flash

Del VIDEO/ Momenti i shpërthimit me 6 viktima dhe mbi 50 të plagosur në Stamboll

Lapsi.al 13 November 2022
Del VIDEO/ Momenti i shpërthimit me 6 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Të paktën 6 persona kanë humnbur jetën dhe 53 janë plagosur në një shpërthim në një zonë mjaft të frekuentuar në qendër të Stambollit. Autoritetet turke thanë se shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale. Ngjarja u shënua në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara në rrjetet sociale ai ka qenë mjaft i fortë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen. Korrespondentja e BBC, Orla Guerin, e cila ndodhet në zonë, tha se kishte një prani të madhe policie. Zona është rrethuar.

Helikopterët po qarkullojnë lart ndërsa ambulancat nuk reshtin së transportuar të lënduarit. Shumë tregtarë që qëndronin në dyert e tyre duken të habitur. Ajo shtoi se incidenti ka shënuar një tronditje të madhe për shumë njerëz në qytet. Një dëshmitar okular tha se ishte vetëm 50 metra larg vendit kur ndodhi shpërthimi.

“Pashë 3 ose 4 njerëz të plagosur në tokë. Njerëzit vraponin në panik... Kishte tym të zi. Zhurma ishte aq e fortë. Pothuajse shurdhuese” - tha ai. Rruga që është e shpesh e mbushur me blerës është shënjestruar edhe me parë nga një sulm vetëvrasës në vitin 2016. Edhe në këtë rast nuk përjashtohet mundësia e një sulmi të ngjashëm. ©LAPSI.al

https://twitter.com/bitcoin1zation/status/1591807347596627968?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1591807347596627968%7Ctwgr%5E89dc046f29731b47a406805c842be37b70657c74%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fshperthim-kamikaz-ne-stamboll-autoritetet-turke-nuk-perjashtojne-sulmin-terrorist-pamjet-qe-ngrene-dyshime-video%2F

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI