Flash

Protestuesit në kor: Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg

Lapsi.al 12 November 2022
Protestuesit në kor: Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg

"Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg." Kjo është moto që po thirret nga organizatorët e protestës së opozitës dhe bulevardi i mbushur plot me protestues.

Mijëra qytetarë u mblodhën në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Por siç njoftuan organizatorët e protestës në një pjesë të bulevardit ishin fikur dritat, ndërsa iu bë thirrje protestuesve që të ndezin dritat e telefonit.

“Nga ura deri tek sheshi Skënderbej janë fikur dritat sepse nuk duan ta shohin sa jemi në këtë shesh. Ju lutem të gjithë ndizni dritat e telefonit që ta shohin sa jemi”, tha moderatori i protestës. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI