Flash

Protesta/ Edmond Budina: Mr.Charteri 22 milionë ka atdhe paranë

Lapsi.al 12 November 2022
Protesta/ Edmond Budina: Mr.Charteri 22 milionë ka atdhe paranë

Regjisori Edmond Budina ishte i pari që e mori fjalën në protestën e thirrur nga opozita e bashkuar.

Budina tha para mijëra protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se kjo protestë ishte kundër mafias së pushtetit. Mes të tjerash ai pohoi se qytetarët duhet të protestojnë deri në mosbindje civile, që të arrihet fitore.

Pjesë nga fjala e Edmond Budinës: 

Përshëndetje popullit opozitar, këtij populli që e ka shembur frikën dhe e ka mbushur këtë shesh. Ne nuk jemi këtu për keqqeverisjen e vendit por kundër mafies së pushtetit e cila e ka uzurpuar pushtetin dhe në krye të së cilës është Mr. Charteri 22 milionë. Mr Incnenratori 420 milion. Prandaj jemi këtu që ta ndalojmë këtë mafie që është në pushtet. Ai na tha që ne që protestojmë jemi pa fe dhe atdhe. Por ai atdhe ka paranë, ai fe ka drogën, flamur ka shitjen e interesave të atdheut.

Mos mendoni se prijësit tanë do të na zbresin nga qielli. Ndoshta s’kemi pasur kurrë perfekt por duhet të luftojmë bashkë që të themi që luftën tonë do ta vazhdojmë deri në fund. Ne jemi kundër dhe nuk do të pranojmë. Ne jemi këtu për ti thënë jo drogës, jo shpopullimit të atdheut, jo shpërbërjes kombëtare jo varfërisë jo shthurjes, dhe jemi për ti thënë jo mafies. Ju ftoj që protestat të mos ndalin asnjëhërë pa e shkulur mafien e pushtetit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI