Flash

Meta: Agjenda e Rilindjes, shpopullimi dhe shkombëtarizimi

Lapsi.al 12 November 2022
Meta: Agjenda e Rilindjes, shpopullimi dhe shkombëtarizimi

Ilir Meta, në foltoren e protestës para kryeministrisë deklaroi se Rilindja ka një agjendë, shpopullimin e shkombëtarizimin. Rilindja bëri të kundërtën e premtieve që bëri kur erdhi në pushtet.

Meta deklaroi se qytetarët kanë të drejtën e tyre të shporrin qeverinë e Ramës që po i grabit çdo ditë e më shumë.

Meta tha se Rilindja nuk ka mbajtur asnjë premtim që ka dhënë kur erdhi në qeveri ndërsa shtoi se jemi ndër të parët në botë për korrupsionin. Meta tha se bananet e drogës po pushtojnë vendindhe Europën.

“Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor. Nga charteri luksoz, shumë shpejt Rama do jetë para drejtësisë sipas firmave që ka hedhur vetë ai. jeni ju që e mbani këtë vend në këmbë me djersën dhe sakrificat tuaja.

Jeni ju që keni të drejtë t’i kërkoni llogari qeverisë. Jeni ju që e mbani qeverinë me taksat që paguani. Jeni ju që keni të drejtën të shporrni qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin.

Rilindja ka një agjendë, shpopullimin e shkombëtarizimin. Rilindja bëri të kundërtën e premtieve që bëri kur erdhi në pushtet.

Sot jemi ndër të parët në botë për korrupsion e për ryshfet. Shtëpia e tyre nuk është Shqipëria. Drejtësia e Rilindjes dënon me burg qytetarët që me pensione nuk paguajnë dot energjinë.

Qeveria vjedh miliarda me energjinë që prodhohet. E importojnë shumë herë më shtrenjt. Arrestojnë të moshuarën në Vlorë për një kotec pa leje.

Legalizimi falas që premtoi e bëri vetëm për më të fortët. Për të dobëtit zgjodhi ruspat, për tiu shembur shtëpitë dhe nuk ia kurseu gazin helmues nënave me fëmijë.

Bananet e drogës janë importi më i madh në Shqipëri dhe po përmbysin Europën.” - tha Meta.

Lexo më tej: Emrat pikantë/ Kush erdhi, e kush jo në protestën kundër Ramës

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI