Flash

"Më jepni një snajper të vrās Ramën", shokon e moshuara (VIDEO)

Lapsi.al 12 November 2022
"Më jepni një snajper të vrās Ramën", shokon e

Një e moshuar në Elbasan thotë se do të niset drejt Tiranës pasi ka shumë arsye për të protestuar. Sipas saj, Edi Rama është kriminel dhe i pashpirt ndërsa shtoi se një grua ka thënë se është e gatshme ta vrasē kryeministrin.

“Sa shumë arsye kam për të protestuar. Varfëri, po shtëpia që janë prishur, po Teatri, po fermerët, po vjedhjet, po shitjet. S'po lenë gjë pa shit. Ai është i pafytyrë, i paskrupullt. Një grua këtu ka thënë më jepni një sniper ta vras vetë. 

Jam gati dhe unë ta vras, hallall 20 apo 30 vite burg, se s’do arrij t’i bëj, keq është Edi Rama. Ai është kriminel, i pashpirt, monstër, s'ka fjalë në fjalor që mund të thuash për të. Mendoj se është pak të thuash mashtrues e kriminel, ai duhet hequr patjetër me çdo kusht. Prandaj po shkoj.”- tha e moshuara në Elbasan.

Sot në orën 16:00 do të mbahet protestë e thirrur nga opozita përpara kryeministrisë kundër regjimit të Edi Ramës. E moshuara e dha deklaratën para se të nisej në protestë.

https://www.youtube.com/watch?v=sXA99rzS1l4&t=40s

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI