Flash

Hetimet/ 22-vjeçaren nga Kenia e hodhën nga kati i dytë në Tiranë

Lapsi.al 12 November 2022
Hetimet/ 22-vjeçaren nga Kenia e hodhën nga kati i dytë në

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti. Një 22-vjeçare nga Kenia, me emrin Joy është keqtrajtuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Edhe pse ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, njoftimi i parë nga policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor.

Policia deklaroi se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës. Ajo ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Policia e Tiranës jo vetëm nuk e bëri publik rastin, por e referoi me vonesë edhe në prokurori. Neës24 raporton se Policia e Tiranës e ka referuar krimin në prokurori vetëm 2 javë pasi kishte ndodhur.

Sipas të njëjtave burime, hetimet po vijojnë dhe janë duke u mbledhur prova rreth ngjarjes. Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren. Në bazë të të cilit është referuar edhe vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Kjo pasi rezulton se e reja është dhunuar. Hetuesit kanë marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe kontaktet e fundit të saj. Janë pyetur edhe banorë të zonës ku ndodhej banesa dhe fqinjët e 22-vjeçares.

LEXO EDHE: “Pse e fshehu policia dhunën barbare ndaj vajzës nga Kenia?”

Dyshohet ditën kur ndodhi ngjarja brenda në banesën ku Joy jetonte me qira, kanë qenë edhe persona të tjerë. Për këtë janë mbledhur edhe prova shkencore, si gjurmë, shenja gishtash, dhe kampionë biologjikë. Kjo për të zbuluar se cilët janë personat që ishin në banesën e 22-vjeçares natën kur ndodhi ngjarja dhe çfarë i lidh ata me vajzën nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Gjithashtu është këqyrur telefoni i 22-vjeçares dhe bisedat e saj të fundit. Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga krimi dhe prokuroria është duke hetuar dhe nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen. 22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nëna saj pret që ta transferojë në spital jashtë Shqipërisë, me qëllim që vajza e saj të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Të këshilluara

Kurti në DW: Jo Asociacionit mbi baza etnike

Dialogu Kosovë-Serbi s'ecën përpara pa njohjen reciproke tha Albin Kurti në një intervistë për Deutsche Welle-n. Sipas tij situata aktuale në Veri nxitet nga Be...

23:39

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI