Flash

Dixie D’amelio dhe Noah Beck i japin fund lidhjes

Lapsi.al 12 November 2022
Dixie D’amelio dhe Noah Beck i japin fund lidhjes

Yjet e TikTok, Dixie D'Amelio dhe Noah Beck, i kanë dhënë fund lidhjes pas dy vitesh së bashku.

"Ne mund të konfirmojmë se dyshja nuk janë më bashkë," thanë përfaqësuesit e Beck për New York Times, duke shtuar se ish-çifti shpreson të "mbesin miq të ngushtë" pavarësisht ndarjes së tyre.

Lajmi vjen pas muajsh spekulimesh se dyshja u ndanë, pasi Beck nuk mori pjesë në festën e ditëlindjes së 21-të të D'Amelio në Las Vegas.

Në të njëjtën kohë, fansat vunë re se çifti nuk po postonin më së bashku në TikTok, gjë që D'Amelio shpjegoi se ishte një përpjekje për të shpëtuar marrëdhënien e tyre "të ndërlikuar".

"Ne jemi bashkë, por e mbajmë lidhjen offline," tha influencuesja për Entertainment Tonight në shtator. “Natyrisht, i bën gjërat më të komplikuara duke i mbajtur gjërat offline, por në fund të ditës ka kaq shumë përpjekje për të ndërtuar një karrierë dhe përpjekje për të kuptuar nëse jemi vërtet të lumtur”.

Dyshja – të cilët u bënë të famshëm gjatë pandemisë COVID-19 – duket se janë ndarë përfundimisht këtë herë.

Ish-çifti konfirmoi lidhjen e tyre në shtator 2020, kur u puthën në videoklipin "Be Happy" të D'Amelio.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Kevin Conroy

Aktori Kevin Conroy është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. 30 vjet më parë, Conroy luajti Bruce Wayn, në seritë e animuara të filmit ‘Batman’ dhe vazhdoi të...

11:07

Së shpejti, albumi i pestë i Nicki Minaj

Nicki Minaj ka zbuluar së fundmi se do të publikojë së shpejt albumin e saj të pestë. Në një bisedë me 'City Girls' JT për i-D, reperja  foli për vazhdimin e...

17:15

Shakira vijon të konfuzoj fansat

Ndarja e saj nga Pique, jo që nuk e pengoi në karrierën e saj, por madje e frymëzoi duke sjellë disa hite njëri pas tjetrit. Mirëpo përpos karrierës muzikore, ...

16:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI