Flash

Berisha shton presionin, kërcënon të destabilizojë vendin

Lapsi.al 12 November 2022
Berisha shton presionin, kërcënon të destabilizojë vendin

Sali Berisha luajti kartën e fundit në protestë sot. Deklaroi se vendi nuk do të ketë kurrë stabilitet pa u garantuar votën e lirë.

“Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetrëve shqiptarë.

Stabiliteti e vota, stabiliteti e shpresa, besimi dhe e ardhmja do jenë të pandara.

 

Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra nga vendi e që mendojnë se vërtetë largohen nga varfëria u them njerëzisht, ruani fondet e taksapaguesve mos ja jepni kësaj qeverie sepse do kenë fatin e fondeve e taksave që shqiptarët paguaj në e vidhen nga qeveritarët.

Shqiptarët, çdo krizë e përjetojën se tragjedi kombëtare, kjo vetëm për një arsye, se Rama e vjedh. Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet ku vdiqen 51 qytetarë, të gjithë në dërtesa të bëra të pabanueshme nga tërmeti i 3 muajve më parë, në shtator. U lanë aty fondet e caktuara u vodhën.

Shpirtrat e tyre sot kërkojnë drejtësi. Para 3 ditësh Rama urdhëroi drejtësinë e tij të shpallë të pafajshëm, sot dhjetëra mijëra qytetarë që 3 vite humbën banesat jetojnë në cadra e kushte të jashtëzakonshme, vetë ai udhëton me charter me dhomë gjumi ultra luksoze. Vjedhin, vjedhin, vjedhin”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Lexo më tej: Berisha kërcënon Ramën: Do të të çojmë në burg. Vdekje komunizmit! 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI