Flash

Protestë paqësore para kryeministrisë, Rama në Paris

Lapsi.al 12 November 2022
Protestë paqësore para kryeministrisë, Rama në Paris

Opozitarët iu përgjigjën masivisht thirrjes për protestë para kryeministrisë, por ndryshe nga çfarë ishte lënë të kuptohej nga Berisha, skenari i tubimit të 12 nëntorit ishte i ngjashëm me protestat e tjera të opozitës ndër vite.

Rrugëtimi nisi nga selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Bulevardi u mbush me mijëra qytetarë që protestuan paqësisht, dëgjuan fjalimet mes brohorimve dhe u shpërndanë me të njëjtën qetësi që kishin ardhur.

Incidenti i vetëm ndodhi në shkallët e kryeministrisë, kur disa protestues hodhën bojë në muret e saj dhe një prej tyre u shoqërua me dhunë në polici.

Sali Berisha dhe Ilir Meta qëndruan pranë njëri-tjetrit në bulevard, si një mesazh se boshti i koalicionit opozitar është aleanca mes PD-PL. Përreth tyre, ranë në sy portretet e kandidatëve të primareve në Tiranë, asnjë prej të cilëve nuk ishte caktuar të fliste në podium.

[gallery link="file" columns="1" size="full" ids="776263,776264,776265,776266,776267,776268,776269" orderby="rand"]

“Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona” tha Berisha që e përqëndroi mesazhin kundër njeriut, që qeveris vendin. “E ke vendin në burg dhe në regjim special. Dhe aty do të të çojmë” ishin fjalët e Berishës, që disa herë premtoi burgosjen e Edi Ramës.

Nga ndërkombëtarët, që shpesh janë gjendur të sfiduar nga kryeministri, Berisha tha se mbështetja për Ramën është dështim për shqiptarët. “Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetarëve shqiptarë” tha ai.

Protestës së thirrur nga kreu i PD-së Sali Berisha i janë bashkuar deputetë e ish-deputetë, demokratë si dhe aleatë të opozitës.

Lexo edhe: Bojë, qirinj e flamuj/ Si u zhvendos protesta tek dyert e Kryeministrisë (FOTO)

Lexo edhe: Berisha: Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i shqiptarëve

Në protestë u panë Jozefina Topalli, Famur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Saljani, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Luciano Boçi si dhe ‘kritikët’ Marash Logu, Dhurata Çupi e Dashnor Sula.

Por në tubim munguan deputeti Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi e Lulzim Basha. Nga aleatët opozitarë janë të pranishëm Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.

Vetë Rama nuk ishte në Tiranë, por në Paris gjatë kohës që zhvillohej protesta. “Tradhtari po e ndjek protestën nga charteri” u shpreh kreu i PL-së Ilir Meta.

Ndërkohë që nuk e komentoi tubimin, pak minuta pasi protestuesit u larguan ai postoi një mesazh për ecurinë e punimeve në Tunelin e Llogarasë. Për të hedhur akuzat e zakonshme nxorri Taulant Ballën.

“Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin” ka shkruar Balla. Ulja e çmimit të naftës me 4 lekë të tjera ishte një tjetër veprim që u lexua si reagim i mazhorancës i ndikuar nga protesta.

Protesta e 12 Nëntorit vjen pas asaj të 7 Korrikut në verën e këtij viti, kur opozita sërish mbushi bulevardin para kryeministrisë. Në mbyllje të protestës nuk u dha një datë se kur do të jetë tubimi i radhës./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI