Flash

Avokati Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e Soros në Paris

Lapsi.al 12 November 2022
Avokati Goxhaj: Rama është fshehur në folenë e Soros në

Avokati Altin Goxhaj deklaroi sot nga protesta e opozitës se kryeministri Edi Rama është fshehur në Paris. Ai tha se Rama në Paris po bën plane me Alex Soros si t'i dëbojë dhe këta shqiptarë që kanë mbetur në vend.

Goxhaj shtoi se sa herë që ka shumë pjesëmarrje në protestë, Rama ikën.

"Jemi kaq shumë shqipe dhe sa herë ka kaq shumë shqipe ikën sorra. Dy hapa para ne, 10 hapa prapa ata. Duhet të vijmë gjithmonë këtu ta përzëmë atë. Poshtë George Soros! A e dini ku është Rama sot, në cilën fole është fshehur?

Në folenë e qyqes Soros në Paris duke bërë planin si të na dëbojë dhe ne që nuk na ka dëbuar, këtë e dinë dhe socialistët dhe patronazhistët. Edhe ata po thonë në këtë moment: Shporreni qelbësirën! Veliaj i bashkisë i fiki dritat se i tha Rama nuk dua ti shoh. Ky ortek është vetëm fillimi dhe do t'ju shkatërrojë. Pa ikë Rama dhe veremlija, nuk shpëton Shqipëria.", tha Goxhaj.

Opozita ka organizuar protestën e dytë kombëtare e thirrur kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës. Protesta mbahet para kryeministrisë, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Rreth 100 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa edhe FNSH-ja qëndron në gatishmëri.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI