Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

12 nëntori, stanjacioni i protestës

Lapsi.al 12 November 2022
12 nëntori, stanjacioni i protestës

Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe më e organizuar se e 7 korrikut, ajo nuk prodhoi dot efektin surprizë të së parës. Në 7 korrik përkrahësit e PD që u derdhën në bulevard arritën tre qëllime jo të vogla. Së pari, ata i vunë vulën njëherë e mirë dilemës, nëse Berisha edhe pa zgjedhur strukturat e reja, qe në gjendje ta mobilizonte formacionin më të madh të opozitës. Ai tregoi se, mirë apo keq, portreti dhe ftyma e tij janë ato të shumicës dërrmuese të partisë që drejton. Së dyti, ajo dëshmoi se përpara idotësive alla Yuri Kim, për të vendosur se kush duhet ti prijë opozitës, idhtarët e “popullit më pro amerikan të kontinentit”, preferuan të sillen si “barëngrënës”, duke përqafuar konceptin demokratik të përzgjedhjes se liderve që duan vetë.  

Pra, 7 korriku, realizoi një mision të madh: ai i dha fund opozitarizmit fasadë për të rikthyer në skenë “armiqtë” realë të Edi Ramës.

Lexo me tej:

Bojë, qirinj e flamuj/ Si u zhvendos protesta tek dyert e Kryeministrisë (FOTO) 

Ndryshe nga katër muaj më parë, tubimi i kësaj radhe nuk kishte më për qëllim mbijetesën e ekuilibrave demokratikë në vend, por dilemën se sa opozita reale, tashmë e konfirmuar dhe e zgjeruar bashkë me Partinë e Lirisë, do të qe në gjendje ta sfidojë regjimin që sundon prej një dekade. 

Në këtë kuptim, nga ky tubim nuk pritej, as denoncimi i vjedhjeve të Ramës, as thirrjet ‘poshtë monizmi”, me të cilat Berisha i ftoi të brohorisnin në kor pjesmarrësit e shumtë dhe as premtimi se një ditë padroni i oligarkëve do të përfundojë në burg.   

Përpara kësaj proteste, të paralajmëruar prej shumë kohësh, shtrohej pikpyetja se sa do të qe në gjendje të kriste fasadën e strukturës autokratike të rilindjes.

Emrat pikantë/ Kush erdhi, e kush jo në protestën kundër Ramës

Duhet pranuar se qoftë për nga forca e dhunës, qoftë për nga radikaliteti veprimeve, 12 nëntori është ende shumë larg asaj që bëri Lulzim Basha në 2019.  Kur goditi parlamentin dhe kryeministrinë me bomba molotov, PD-ja e athershme nxorri në pah fytyrën më të egër të një klike që mbyste popullin e vet me gaz lotsjellës; kur grisi mandatet dhe bojkotoi zgjedhjet ajo tregoi, faqe të gjithëve, regjimin e vetëm monist të kontinentit. Mëkati i saj rezultoi më pas se nuk kishte këllqe për ti shpënë deri në fund ato që niste. Makthi i opozitarëve atëherë ishte se Lulzim Basha nuk po arrinte të berishizohej dot kurrë. Ndërsa shqetësimi i tanishëm është se mos virusi i luli-zimit mund të ketë prekur edhe vetë Berishën.

Po të dëgjoje fjalën e liderit demokrat gjatë mitingut, nuk qe e vështirë të dallohej se ai e shtyu rrugën radikale për pas zgjedhjeve të majit. Mëse një herë ai paralajmëroi ndërkombëtarët se po u prek vota nuk do të ketë më stabilitet, duke kërcënuar: “mjerë ai që cënon zgjedhjet”. Pra, Berisha që prej vitesh është rrekur ti mbushë mendjen të gjithëve se nuk mund të ketë garë të ndershme me Edi Ramën, tani po thotë se do ti përgjigjet atij me destabilitet, po vodhi edhe njëherë më shumë në 14 maj. Kjo luftë e re, e shtyrë për një datë të ardhshme, ironikisht ngjan si dy pika uji me sloganin e Bashës që u bë viral në rrjet: “beteja sapo ka filluar”.

Berisha shton presionin, kërcënon të destabilizojë vendin

Natyrisht, përballë një pushteti të korracuar me paratë e oligarkëve, të mbrojtur nga dhuna e bandave dhe të sublimuar nga mediat e shitura, asnjë opozitë nuk e ka të lehtë të zgjedhë rrugën radikale. Por, pikërisht për këtë, ajo nuk e ka luksin ti krijojë militantëve të saj iluzione më shumë sesa e ka takatin.

Dhe në 12 nëntor ajo ra në këtë kurth. Ndërsa verën që shkoi dëshmoi se ekzistonte, këtë herë nuk shkoi dot më larg, për tu përvijuar si rrezik për pushtetin e pamatë të Edi Ramës. Aksioni i saj është ende në stanjacion nga i cili duket se nuk do të dalë, pa u grabitur edhe njëherë në 14 maj.   

©Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Si po e shantazhon Top Channel Ramën 

Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një përplasje me News 24 dhe mediat e grupit mediatik të Irfan Hysenbelliut, këtë radhë, episodi i ndryshëm ...

11:09

Charteri, çarku ku ka ngecur Rama

Ndonjëherë mund të bësh njëmijë e një zullume të tmerrshme e t’ia hedhësh paq dhe mjafton më banali prej tyre për të të nxjerrë zbuluar. Kjo po i ndodh Edi Ramë...

16:37

Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi Ramës për 137 bredhjet e tij me avion taksi nëpër botë edhe nëse kanë tentuar të kuptojnë kanë mbetur më ...

19:51

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

Ndërkombëtarët në Tiranë kanë filluar të korrin frytet e hidhura të asaj që kanë mbjellë për një kohë të gjatë me mbështetjen e Edi Ramës. Diplomatët e vendosur...

10:17

Demokracia jonë si tirani e shumicave

Debatet e fundit politike si në gjirin e opozitës por edhe jashtë saj kanë forcuar idenë se demokracia në thelb është respektimi i vullnetit të shumicës. Berish...

13:33

PD, misioni i pamundur i bashkimit pa kushte

Elektorati opozitar po miklohet me iluzionin se dy grupimet rivale në PD kanë filluar të dialogojnë për të sheshuar kontradiktat dhe se të gjithë janë dakord, p...

17:22

Një sondazh që rrëzon tre mite politike

Sondazhi i fundit i botuar nga Euronews (shiko ketu) rrëzon tre mite që prej kohësh popullojnë sferën tonë politike. Së pari rezultatet e sondazhit rrëzojnë mit...

15:01

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43