Flash

3 të arrestuar në Vlorë për drogë, një tjetër në kërkim se qëlloi në ajër

Lapsi.al 12 November 2022
3 të arrestuar në Vlorë për drogë, një tjetër

Tre persona janë arrestuar dhe një është shpallur në kërkim orët e fundit në Vlorë e Sarandë, pasi u kapën me armë pa leje e lëndë narkotike.

Në operacionin policor të koduar “Disarmament” u arrestua R. L., 23 vjeç, banues në fshatin Ramicë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Gjatë kontrollit fizik, 23-vjeçarit iu gjetën një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ky shtetas është me precedent të mëparshëm kriminal për armëmbajtje pa leje.

Në operacionin policor të koduar “Krane” në Sarandë u arrestuan A. D., 19 vjeç dhe F. S., 16 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

"Pas lokalizimit të automjetit me drejtues shtetasin A. D. dhe pasagjer shtetasin F. S., në vendin e quajtur “Ura e Kdanenë”, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe në pjesën e pasme të automjetit kanë gjetur 2. 7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 3 pako të mbështjella me natriban, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale," njoftoi policia.

Po nga Komisariati i Policisë Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Xarrë, Konsipol, u shpall në kërkim A. A., 25 vjeç, banues në Berdenesh, Sarandë.

"Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik, në ajër, për të kanosur dy shtetas të tjerë, me të cilët ka konflikte për një kullotë, në fshatin Xarrë. Më pas, ai ka hedhur armën në një zonë të pyllëzuar," njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të territorit është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit automatik, me të cilën shtetasi A. A. dyshohet se ka gjuajtur në ajër. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me krehrin me fishekë.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit A. A.

Të këshilluara

Bie dëbora e parë në Kosovë (FOTO)

Sot në Kosovë kanë rënë shtresat e para të borës. Vendi i parë i zbardhur është Brodi dhe Brezovica. Në të gjithë rajonin dhe Europën temperaturat kanë shënuar ...

09:50

Ndryshon moti, sot priten reshje shiu

Moti ditën e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në jug dhe juglindje. Temperaturat minimale paras...

08:17

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI