Flash

Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi, plagoset në bark 43-vjeçari

Lapsi.al 11 November 2022
Sherr mes dy shqiptarëve në Greqi, plagoset në bark

Një ngjarje e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Kala Nera dhe një 43-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. 43-vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i plagosur me thikë në bark. Ai u sulmua nga një bashkatdhetar rreth 35 vjeç.

Policia po kryen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes është larguar nga zona me një makinë gri për të shmangur arrestimin.

Dy shqiptarët sipas mediave greke janë komshinj me njëri-tjetrin. Sherri ka shpërthyer dje jashtë lagjes. Sipas informacioneve, shkak i mosmarrëveshjes është bërë një magazinë, të cilën viktima dhe autori e kanë bashkërisht. Bashkëshortja e të plagosurit, në gjendje paniku, e ka dërguar vetë të plagosurin në spitalin e Volos, me makinën e saj..

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI