Flash

Roja e ambasadës britanike në Berlin: Spiunoja për rusët

Lapsi.al 11 November 2022
Roja e ambasadës britanike në Berlin: Spiunoja për rusët

Një roje sigurie ka pranuar se ka spiunuar për Rusinë teksa punonte në Ambasadën Britanike në Berlin. Prokurorët akuzojnë David Smith, 58 vjeç se kishte punuar në fshehtësi kundër qeverisë së Londrës për 8 vjet. Britaniku u akuzua për mbledhjen e informacioneve në ambasadën dhe nxjerrjen e dokumenteve sekrete.

Smith e pranoi fajin për 8 akuzat e ngritura ndaj tij. BBC shkruan se ai kishte shprehur dëshirën të jetonte në Rusi ose Ukrainë. Prokurorët thanë se ai ishte i shtyrë nga një urrejtje e fortë për vendin e tij. Shkak ishte bërë valëvitja e flamurit të ylberit në mbështetje të komunitetit LGBT. Ai u arrestua në gusht 2021. Në shtëpinë e tij në Potsdam u gjetën 800 euro. Prokurori tha se ndaj tij kishte edhe një akuzë të nëntë, por ajo u tërhoq pasi i pandehuri e mohoi dhe pranoi 8 të tjerat.

Vendimi për Smith do të shpallet më vonë. Ai rrezikon një dënim me maksimumin prej 14 vitesh burg. Smith kishte komunikuar me gjeneral-major Sergey Chukhurov, atasheun ushtarak rus në një vend jashtë ambasadës në Berlin në vitin 2020. Ai i kishte dhënë atij informacione për adresat, numrat e telefonit dhe aktivitetet e nëpunësve të ndryshëm civilë britanikë. Ai kishte mbledhur informacione mbi funksionimin dhe strukturën e saj.

Një pjesë e këtij materiali ishte klasifikuar si "sekret". Ajo lidhej me aktivitetet e qeverisë britanike dhe ambasadës së saj në Gjermani. Si roje sigurie, Smith nuk kishte akses në materialet “tepër sekrete” në ambasadë. Megjithatë materialet që ai ka siguruar mund të ketë qenë shumë i dobishëm për rusët. Ato mund të ndihmonin në identifikimin e oficerëve të fshehtë të inteligjencës britanike në ambasadë dhe çdo agjenti që ata po takonin. Edhe detajet e kamerave të sigurisë mund të kenë qenë ndihmë për rusët. Rasti mund të ngrejë pikëpyetje mbi kontrollet e kryera në stafin e rekrutuar. Ditën e arrestimit, Smith ishte larguar herët nga puna duke u ankuar se ndihej i sëmurë.

Ai u prit nga policia gjermane në shtëpinë e tij. Kërkesa për ekstradim u bë në nëntor 2021. Ai u dërgua në Britani në prill të këtij viti. Pamjet nga ambasada dhe një letër drejtuar një atasheu ushtarak rus që mban datën 14 maj 2020, u gjetën pas një ekzaminimi të pajisjeve të tij elektronike. Në letër ai konfirmonte se punonte në ambasadë dhe kërkonte anonimitetin pasi ofronte një dosje të klasifikuar. Në ambasadë kishte gjithashtu emaile dhe dokumente të klasifikuara "sekret", fotografi të kartave të sigurisë së personelit dhe informacione personale, etj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Parisi nuk i bëri bashkë Kurtin e Vuçiçin

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira dhe paqësore me Serbinë dhe është e gatshme që të zgjasë dorën e pajtimit përkundër krimeve ...

17:08

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI