Flash

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Lapsi.al 11 November 2022
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

Në prangat e policisë së Elbasanit ka rënë shtetasi Emilian Hysa, 30 vjeç. Ai u arrestua pasi qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak. Policia kishte marrë informacion për 30 vjeçarin dhe pas kësaj i ka ushtruar një kontroll e si rezultat ka sekuestruar një amë zjarri tip automatic dhe një krehër me fishekë.

Hysa akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Reagimi”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë, lokalizohet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe 1 krehër me fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Reagimi”.

Gjatë këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi i shtetasit që qarkullonte me armë zjarri, në fshatin Muriqan, Elbasan. Falë ndërhyrjes profesionale, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. H.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, banues në Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI