Flash

Protesta/ Berisha: Nëse jeni të kënaqur me rrogat dhe çmimet qëndroni nesër në shtëpi (VIDEO)

Lapsi.al 11 November 2022
Protesta/ Berisha: Nëse jeni të kënaqur me rrogat dhe

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një mesazh në rrjetin social TikTok në lidhje me protestën e thirrur ditën e nesërme nga opozita. Berisha shprehet se, nëse ndiheni të pakënaqur me realitetin e sotëm politik duhet të bashkoheni në protestën e madhe për t’i dalë zot vendit dhe të ardhmes.

“Të dashur miq të mi të Tik Tokut në prag të protestës madhështore të 12 nëntorit, dëshiroj t’iu ftoj të reflektoni. Në rast se ju ndjeheni të kënaqur me drejtimin që po ecën Shqipëria. Me mundësitë që ajo afron, me arsimimin, me rrogat dhe çmimet ju mund të qëndroni në shtëpitë tuaja por nëse jeni të pakënaqur për të gjitha këto dhe ndjeheni të pafuqishëm për të bërë ndryshimin që doni ju ftoj të bashkoheni nesër në protestën e madhe. Prania juaj në protestë nuk është një akt partiak por një dalje zot për të ardhmen tuaj dhe vendin tuaj që ndodhet në rrëzik. Në vitet 90 unë bashkë me moshatatët tuaj kryem detyrat tona ndaj vetes kombit dhe Shqipërisë. Tani është radha juaj t’i dili zot vetes të ardhmes dhe Shqipërisë. Ju ftoj të shihemi nesër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 16:00”, shprehet Berisha.

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound - Sali Berisha

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI