Flash

Porti i Durrësit/ Berisha: Aferë shumëmiliardshe, Rama i lidhur me Vuçiç dhe vëllezërit Kariç

Lapsi.al 11 November 2022
Porti i Durrësit/ Berisha: Aferë shumëmiliardshe, Rama i lidhur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish për marrëveshjen e portit të Durrësit. Në një deklaratë për mediet, Berisha e ka quajtur sërish marrëveshjen një mega agferë korruptive nga kompani offshore. Berisha thotë se Rama i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik

"I verbuar nga vjedhjet, i pangopur në vjedhje, Rama nuk ka të ndalur. Ju e morët vesh megaaferën shumë miliardëshe të portit të Durrësit. Megaaferë që vetëm trualli tokë publike e portit kushton minimumi 3 miliardë euro. Megaaferë në të cilën ndërtimi shkon të paktën 3-4 miliardë euro. Që të gjitha këto nga një kompani 60% e të cilës nuk dihet asnjë aksioner, është top secret. Kjo sepse të gjitha janë të Edi dhe Olsi Ramës, kësaj bande të rrezikshme anti-shqiptare që është vërsulur me tërbim ndaj pasurive të këtij populli.

Rama nuk mund të fshihte kurrë 60% të aksionerëve të një kompanie shumë miliardëshe, po të mos ishte personalisht e tij. I ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik, i përjashtuar nga tvsh dhe taksat. Rama me këtë mega aferë ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera kompaninë me vëllezërit Karic. Në këtë mega aferë Rama ka shkelmuar në mënyrë flagrante nenet 70, 71 dhe 74 të MSA-së. Ato i imponojnë Shqipërisë respektimin e rregullave të konkurrencës. Me këtë mega aferë Rama ka privuar Shqipërinë nga porti i saj mijëra vjeçarë, por edhe BE-në dhe NATO-n. Komisioni i Transportit të BE-së, ka përcakuar portin e Durrësit si një nga dy portet strategjike në rajon. Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë mega aferë. Sekretari i përgjithshëm e kuptoi se kishte të bënte me një kurth korruptiv të një njeriu që nuk vjedh vendin e tij dhe tha se kjo është çështje e vendeve anëtare.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI